Osmani: Shqiptarët e Amerikës urë e fuqishme e aleancës Kosovë – SHBA

Dallas (Texas, SHBA), 9 maj 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjendet në vizitë në Shtetet e Bashkuara, është takuar në Dallas me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Teksas.

Pas takimit, në një postim në Facebook, ajo ka thënë se shqiptarët e Amerikës janë ura më e fuqishme e aleancës së Kosovës me SHBA-në.

“Kënaqësi t’i takoj në Teksas dhe t’i përgëzoj për të arriturat e tyre të jashtëzakonshme. Përgjatë kohërave sfiduese, ata ishin dhe janë ambasadorë të Kosovës, avokatë të kauzave tona dhe përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare”, ka shkruar Osmani.

Presidentja Osmani ka marrë pjesë edhe në një tryezë ekonomike të mbajtur në Dallas, ku kanë marrë pjesë biznese nga Kosova dhe nga Teksasi. Ajo ka thënë se i ka inkurajuar bizneset që të bëjnë hapa konkretë në dobi të shteteve, ekonomive dhe qytetarëve tanë.

“Bizneset lidhin njerëzit dhe shtetet. Në tryezën ekonomike të mbajtur në Dallas, me pjesëmarrjen e bizneseve nga Kosova dhe Teksasi, i inkurajova që të bëjnë hapa konkretë në dobi të shteteve, ekonomive dhe qytetarëve tanë.

Potenciali ekziston, ndaj mezi pres ta shoh përparimin në këtë fushë”, ka shkruar Presidentja Osmani.

May be an image of 1 person and crowd

May be an image of 15 people

May be an image of 11 people and text that says "A4"

May be an image of text

May be an image of 10 people and text

May be an image of 5 people, people studying and text

May be an image of 19 people, people studying and text

(r.m.)

Comment

*