Riad, 29 tetor 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila gjendet në vizitë në Riad, ka patur takime të veçanta me Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Yasir Al-Rumayyan, dhe me Kryeshefin Ekzekutiv të EXPO 2030 Riad, Talal Almarri.
Presidentja Osmani, në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se në këto takime është diskutuar për investime strategjike, për projekte zhvillimore dhe për pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2030 që do të mbahet në Riad. Ajo ka thënë se EXPO 2030 është një mundësi që Kosova të prezantojë “potencialin e jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit dhe teknologjisë”.
Postimi i plotë i Osmanit:
Gjatë vizitës në Riad, kam takuar Guvernatorin e Fondit të Investimeve Publike të Arabisë Saudite, Yasir Al-Rumayyan, si dhe Kryeshefin Ekzekutiv të EXPO 2030 Riad, Talal Almarri.
Në këto takime të ndara, diskutuam për investime strategjike, projekte zhvillimore dhe pjesëmarrjen e Kosovës në EXPO 2030 që do të mbahet në Riad, ku vendi ynë do ta ketë mundësinë ta prezantojë potencialin e jashtëzakonshëm në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.


(r.m.)