Osmani uron SHBA-të në Ditën e Pavarësisë: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës e mban vulën e SHBA-së

Prishtinë, 4 korrik 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ua ka uruar Shteteve të Bashkuara të Amerikës 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë, në emër të popullit të Kosovës, popullit më pro amerikan në botë.

“Nga populli më pro-amerikan në botë: Gëzuar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës! 🇽🇰🇺🇸🦅”, ka shkruar ajo në mesazhin e urimit.

Në mesazhin e urimit, Presidentja Osmani ka ndarë një videoregjistrim me fragmente të fjalimit të saj në manifestimin festiv të Ambasadës amerikane në Kosovë për 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Mesazhi i plotë:

Një gjë mbetet e qartë si kristali për të gjithë njerëzit e Kosovës: Ne e dimë kush janë miqtë tanë. Ne e dimë se kush na qëndroi pranë, kur kishim më së shumti nevojë. Ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë.

Populli amerikan ka qëndruar me Kosovën në çdo hap të rrugës së saj, jo vetëm para njëzet e gjashtë vjetësh, kur lidershipi juaj na ndihmoi ta fitonim lirinë, lirinë që na ishte mohuar, por çdo vit qysh atëherë.

Përmes ndërtimit të paqes, përmes ndërtimit të institucioneve, përmes forcimit ekonomik dhe strategjik, mbrojtjes dhe diplomacisë.

Çdo kapitull i Republikës së Kosovës e mban vulën e SHBA-së.

Kjo nuk është figurë e një fjalimi. Ky është fakt.

Faleminderit! Thank You!

(r.m.)

Comment

*