Pacolli: Prishja e njëanshme e kontratës për Aeroportin e Vlorës do t’u kushtojë miliona euro taksapaguesve shqiptarë

Tiranë, 5 gusht 2026 – Behgjet Pacolli, pronar i kompanisë MABCO, ka reaguar pas publikimit tw lajmit se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) e Shqipwrisw ka nisur procedurën për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Sipas tij, Mabco i kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore që në muajin maj dhe ndodhej para certifikimit të aeroportit, por u pengua nga institucionet e shtetit t’i vazhdonte punimet.

“Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër përpiqen ta përdorin pikërisht këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës”, ka shkruar Pacolli nw Facebook.

Sipas tij, prishja e njwanshme e kontratws, “bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe me parimin themelor të së drejtës se askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme”.

Pacolli ka thwnw se MABCO “është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore” dhe ka paralajmëruar se çështjen do ta dërgojë në arbitrazh ndërkombëtar, në qoftë se MIE vendos në mënyrë të njëanshme pwr prishtjen e kontratws.

“MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar, duke kërkuar dialog, zgjidhje institucionale dhe zbatim të ligjit. Fatkeqësisht, këto përpjekje janë penguar nga neglizhenca, papërgjegjshmëria, veprimet e kundërligjshme të disa zyrtarëve, nga elementë që kanë vepruar dhe veprojnë jashtë ligjit, nën mbrojtje institucionale dhe nga dështimi i një sistemi të drejtësie, të ndikuar për të garantuar mbrojtjen e investitorit”, ka shkruar ai.

“Arbitrazhi nuk është kërcënim, është realiteti i krijuar si pasojë juridike e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve të atyre që kishin detyrimin të mbronin ligjin, investimin dhe interesin publik”, ka thënë Pacolli.

Ai ka theksuar se çdo faturë financiare që mund të lindë nga një proces i tillë do të rëndojë mbi taksapaguesit shqiptarë, bizneset dhe shtetin.

Sipas kontratws, Aeroporti i Vlorws duhet të ishte bërë operacional nw vitin 2025, por punimet nuk kanë përfunduar ende. Vonesa nw realizimin e projektit është pasojw e konfliktit mes aksionarwve (Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi) mbi ndarjen e aksioneve.

 

Reagimi i plotë:

Sot u bë publik lajmi se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurën për zgjidhjen e Kontratës së Koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Deri në këtë moment, MABCO Constructions SA nuk ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Autoriteti Kontraktor. Për një investim strategjik të kësaj rëndësie, është e papranueshme që investitori të informohet nga mediat dhe jo nga institucionet e shtetit.

Nëse ky lajm rezulton i vërtetë, atëherë shteti shqiptar ka vendosur të ndjekë rrugën e arbitrazhit ndërkombëtar.

MABCO ka bërë çdo përpjekje për ta shmangur këtë skenar, duke kërkuar dialog, zgjidhje institucionale dhe zbatim të ligjit. Fatkeqësisht, këto përpjekje janë penguar nga neglizhenca, papërgjegjshmëria, veprimet e kundërligjshme të disa zyrtarëve, nga elementë që kanë vepruar dhe veprojnë jashtë ligjit, nën mbrojtje institucionale dhe nga dështimi i një sistemi të drejtësie, të ndikuar për të garantuar mbrojtjen e investitorit.

MABCO është ekspozuar financiarisht me mbi 320 milionë euro, pa përfshirë humbjen e fitimit dhe kostot ligjore. Mabco që në Maj kishte përmbushur pothuajse të gjitha detyrimet kontraktore dhe ndodhej para certifikimit të aeroportit, kur u pengua të vazhdonte punimet.

Edhe pas vendimit të Gjykatës së Lartë, MABCO u mbajt për muaj të tërë jashtë kantierit, në prani të Policisë së Shtetit. Gjatë kësaj periudhe u dëmtuan dhe u shkatërruan pajisje me vlerë, ndërsa një pjesë e tyre u vodhën.

Paradoksi është i qartë: nga njëra anë institucionet penguan përfundimin e projektit, ndërsa nga ana tjetër përpiqen ta përdorin pikërisht këtë pengesë si arsye për zgjidhjen e kontratës. Kjo bie ndesh me vendimin e Gjykatës së Lartë, me Kontratën e Koncesionit, me Marrëveshjen Dypalëshe për Mbrojtjen e Investimeve ndërmjet Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe me parimin themelor të së drejtës se askush nuk mund të përfitojë nga sjellja e vet e paligjshme.

Nëse procedura konfirmohet, MABCO do të përdorë të gjitha mjetet juridike dhe të gjitha provat që disponon për të kërkuar përgjegjësi ndaj kujtdo që ka kontribuar në këtë situatë, përfshirë arbitrazhin tregtar dhe arbitrazhin ndërkombëtar kundër Republikës së Shqipërisë.

Nuk kam dëshiruar kurrë që taksapaguesit shqiptarë të paguajnë faturën e neglizhencës, papërgjegjshmërisë dhe vendimeve të kundërligjshme të disa zyrtarëve. Megjithatë, ata vazhdojnë të sillen me indiferencë, sikur të mos kishte asnjë rëndësi nëse Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës vihet në funksion me muaj apo vite vonesë dhe sikur dëmi ekonomik të mos rëndonte mbi qytetarët.

Përfaqësuesit e lartë të institucioneve sillën sikurse nuk mbajnë asnjë përgjegjësi personale, sepse e dinë se nuk do të paguajnë asgjë nga xhepi i tyre. Faturën do ta paguajnë qytetarët shqiptarë, bizneset dhe vetë shteti. Kjo kulturë pandëshkueshmërie po dëmton rëndë interesin publik, besimin tek institucionet dhe klimën e investimeve në Shqipëri.

ARBITRAZHI nuk është një kërcënim, është realiteti i krijuar si pasojë juridike e veprimeve të kundërligjshme dhe mosveprimeve të atyre që kishin detyrimin të punojnë NDERSHËM, të mbronin ligjin, të mbronin investimin dhe interesin publik.

MABCO GJITHMONË KA FUNKSIONUAR DHE VAZHDON TE FUNKSIONOJE VETEM KONFORM LIGJIT DUKE RRESPEKTUAR ATË, PA KOMPROMIS!

Behgjet Pacolli

(r.m.)

Comment

*