Paga minimale në Kosovë rritet në 350 euro në muaj. Vendimi hyn në fuqi më 1 tetor

Prishtinë, 28 gusht 2024 – Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën për rritjen e pagës minimale në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave.

Ky vendim vjen disa ditë pas hyrhes në fuqi të Ligjit për Pagën Minimale, i cili parashihte një rritje të pagës minimale në 264 euro bruto për të gjithë të punësuarit në sektorin publik e privat.

Por, me vendimin e ri, paga minimale do të jetë 2 euro për orë pune të rregullt apo 350 euro bruto në muaj për orar të plotë.

Sipaskryeministrit Albin  Kurti paga e re minimale do t’i prekë rreth 150.000 punëtorë të cilët punojnë me paga më të ulëta se 350 euro,.

“Ky veprim është veçse edhe një hap tjetër në kuadër të masave të shumta që kemi ndërmarrë si Qeveri për ta përmirësuar mirëqenien e qytetarëve”, tha Kurti.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se vendimi për rritjen e pagës minimale do të hyjë në fuqi më 1 tetor.

“Do të sigurohemi që ligji dhe vendimi për rritjen e pagës minimale do të zbatohet”, deklaroi Murati.

Vendimi për rritjen e pagës minimale i jep fund edhe diskriminimit të punëtorëve në bazë të moshës. Deri në fuqizimin e ligjit të ri, paga minimale për punëtorët nën 35 vjeç ishte 130 euro, kurse për punëtorët deri në 65 vjeç ishte 170 euro n٥ muaj.

Deri më tani Kosiova e ka pasur pagën minimale më të ulët në Evropë. Me ngritjen e saj në 350 euro, Kosova lë pas Federatën e Bosnjes e Hercegovinës, me pagën minimale më të ulët në Evropë me rreth 318 euro.

(r.m.)