Prishtinë, 7 maj 2025 – Gjykuar sipas reagimeve të para, puthuaj nuk ka gjasa që propozimi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për formimin e një qeverie të tranzicionit me mandat të përkohshëm, të përkrahet nga partitë tjera politike.
“LDK-ja propozon nisjen e një procesi të ti politik. Ky proces parasheh përfshirjen e partive politike parlamentare shqiptare, me qëllim formimin e një Qeverie Nacionale të Tranzicionit”, shkruante Abdixhiku në përgjigjen dërguar Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, i cili kishte propozuar formimin e koalicionit të ri qeverisës me LDK-në.
LVV e AAK e kundërshtojnë kategorkisht këtë propozim, PDK-ja nuk ka ende qëndrim zyrtar, partitë e komuniteteve joshumicë janë deklaruar kundër ose nuk janë deklaruar ende.
Murati: Propozimi për qeveri tranzitore nuk është serioz. Kosova nuk është në vitin 2000
Hekuran Murati, nga LVV) tha të mërkurën se propozimi për qeveri tranzitore gjithëpërfshirëse “nuk është serioz” dhe se nuk është opsion për Kosovën tani.
“Në rastet kur ka luftë civile dhe vendi del nga lufta dhe nuk ka institucione, pra në raste të tilla kur ka kriza të papara, vendi mbetet mbetet pa qeveri dhe bëhet qeveri tranzitore. Kjo do të na kthente në vitin 2000”, tha Murati.
Ai theksoi se LVV është e gatshme edhe për zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse dështojnë përpjekjet për zgjidhjen e ngërçit në Kuvend.
“Rezultati zgjedhor tashmë e ka përcaktuar se kush është fituesi dhe kush duhet të udhëheqë qeverinë. Nëse nuk arrihet kjo në Kuvend, ne jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje”, tha ai.
Megjithatë ai tha se LVV-ja nuk i sheh zgjedhjet e jashtëzakonshme si opsion të parë, por si opsion i fundit të kapërcimit të situatës.
“Vendi ka qeveri dhe po pret për një qeveri të re, për t’ia dorëzuar mandatit”, theksoi ai.
Krasniqi: Jam i gatshëm të komunikoj me të gjithë, për propozimin vendos kryesia e partisë
Kryetar i PD K-së, Memli Krasniqi, tha se ai është i gatshëm të komunikojë “me të gjithë” për të gjetur një zgjidhje, por theksoi se qëndrimi lidhur me propozimin për formimin e qeverisë së tranzicionit do të merret nga kryesia e partisë.
Ai tha se zgjidhja e vetme për zhbllokimin e procesit të konsituimit të Kuvendit të Kosovës është që LVV të propozojë një kandidat apo një candidate tjetër për postin e kryeparlamentares, në vend të Albulena Haxhiut.
“Kandidatja ka dështuar dhe do të dështojë sa herë që vjen [si propozim] në Kuvend”, tha Krasniqi.
Haradinaj: Jam kundër një qeveria me LVV-në, preferoj qeveri të opozitës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e cilësoi të papranueshëm propozimin e propozimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e qeverisë së tranzicionit në të cilën do të përfshihej LVV-ja. Ai ka thënë se vazhdon të angazhohet për formimin e qeverisë së opozitës.
“Unë angazhohem për qeveri të opozitës. Vazhdoj të mbetem në këtë qëndrim. Jam i hapur për konsulta me partitë opozitare [për formimin e qeverisë së opozitës].
Sidoqoftë, ai e mirëpret idenë për konsultime të partive opozitare lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.
“Ftesa për konsultë nuk ka asgjë të keqe. Mund të konsultohemi AAK-LDK ose AAK-LDK-PDK. Pra nuk na pengon propozimi i LDK-së për konsulta”, tha Haradinaj.
Limaj: Ne preferojmë qeveri të shumicës
Fatmir Limaj, Kryetari i Nismës Socialdemokrate, e cila ishte pjesë e koalicionit parazgjedhor me AAK-në, ka thënë se partia e tij parapëlqen qeveri të shumicës. Ai ka thënë se Nisma është e gatshme t’i përgjigjet ftesës së liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për konsultime.
“Nëse do të kemi ftesë ne do t’i përgjigjemi pozitivisht. Ideja ime është një qeveri e shumicës”, tha ai.
Limaj tha se Kosova ka nevojë për qeveri të shumicës.
“Ne preferojmë qeveri të shumicës. Kosova ka nevojë për qeveri të shumicës. Kjo mund të ndodhë sepse ka potencial për të krijuar shumicën”, tha ai.
Partitë e komuniteve joshumicë janë kundër qeverisë së tranzicionit ose nuk janë deklaruar
Partitë e komuniteteve joshumicë janë deklaruar kundër ose nuk janë deklaruar ende.
Kategorikisht undër propozimit për formimin e qeverisë së tranzicionit janë deklaruar dy parti të komuniteve joserbe që kanë qenë pjesë e qeverisë së LVV-së.
Elbert Krasniqi, kryetar i Iniciativës së Re Democratike të Kosovës, tha se propozimi i Abdixhikut i përjashton nga proceset politike në Kosovë komunitetet joshumicë.
“Ne si parti politike të bashkuara në një grup politik kemi një vërejtje të madhe në deklaratën për media të zotëri Lumir Abdixhikut, i cili i bën thirrje vetëm subjekteve politike shqiptare dhe i përjashton përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës”, kas thënë ai.
“Kjo qasje përjashtuese nuk është në frymën e Republikës së Kosovës, nuk është në frymën multietnike të Kosovës”, ka theksuar ai.
Edhe Emilia Rexhepi nga Partia e Re Demokratike, e cila e përfaqëson një pjesë të komunitetit boshnjak, e ka hedhur poashtë kategorikisht propozimin, duke e cilësuar atë si propozim “shovinist”.
“E turpshme, e papranueshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ajo e ka akuzuar Abdixhikun për “përjashtimin” e komuniteteve joshumicë nga proceset politike në vend.
“Ky është një mesazh urrejtje dhe mohimi të të drejtave themelore të njeriut dhe shkelje e Kushtetutës… Kjo nuk është vetëm një gabim politik – kjo është një rënie morale”- ka shkruar Rexhepi.
Ndër të tjera, ajo shkruan se është tronditëse dhe zhgënjyese që fjalë të tilla të vijnë nga një lideri i ri i LDK-së, derisa shton se nuk do të heshtin pasi që Kosova është një shtet multietnik.
Ndërkaq, Lista Serbe, e cila është forca e katërt politike në Kuvendin e Kosovës, nuk është deklaruar fare lidhur me propozimin për formimin e një qeveria të tranzicionit. Edhe ashtu tash për tash, asnjë parti politike shqiptare nuk është e gatshme të bashkëpunojë me këtë parti e cila kontrollohet nga Beogradi zyrtar dhe, rrjedhimisht, përpiqet të shtyjë përpara axhendat e Serbisë për Kosovën.
(r.m.)