Prishtinë, 21 maj 2026 – Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se BE-ja pret formimin e shpejtë të institucioneve politike pas zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit.
“Shpresojmë se ky proces mund udhëhiqet nga fryma e kompromisit dhe uroj që Kosova shumë shpejtë të ketë institucione të cilat mund t’i çojnë përpara reformat e domosdoshme në kontekst të procesit të integrimit në BE”, ka theksuar ajo.
Palatova i ka bërë këtë komente me rastin e publikimit të rezultateve të ankestës së Bankës Botërore (BB) për reformat në sistemin e drejtësisë në Kosovë, i cili nxori në pah një ngritje të lehtë të besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Sipas gjetjeve të raportit, besimi në sistemin gjyqësor të Kosovës ka shënuar një ngritje prej 6 për qind krahasuar me gjetjet e vitit 2025.
Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka thënë se Komisioni Evropian do t’i përdorë gjetjet e anketës së fundit për sistemin e drejtësisë për të matur progresin në reformat e bëra në sistemin e drejtësisë.
“Jemi duke analizuar me kujdes të madh informatat e mbledhura nga ky pyetësor, sepse kjo flet për nivelin e efikasitetit, barazinë dhe pavarësinë e gjyqësorit. Kjo na ndihmon që ta kuptojmë më mirë se si po funksionon sistemi i drejtësisë praktikisht. Kjo na jep pasqyrë të pastër dhe të mirë dhe kjo më pastaj futet në raportin vjetor për të gjitha shtetet, përfshirë Kosovën dhe sidomos nga njëra anë vlerësimi dhe në anën tjetër rekomandimet për avokimin tonë, reformat e kërkuara nga palët e ndryshme të interesit të sistemit të sundimit të ligjit për shkak të objektivave afatmesme të Kosovë që të fillojë negociatat për anëtarësim, gjërat thelbësore në këtë drejtim që të përcaktohen nga metodologjia e Komisionit Evropian janë saktësisht grupi 1 që janë fundamentale dhe kjo i mbulon kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me gjyqësorin dhe sundimin e ligjit”, ka theksuar Palatova.
(r.m.)