Pamjet satelitore të siguruara nga “The New York Times” tregojnë një re të zezë tymi dhe dëme të mëdha në kompleksin e sigurt të Ajatollah Ali Khameneit, udhëheqësit suprem të Iranit, në Teheran, megjithëse vendndodhja e tij mbetet e paqartë. Imazhi, i realizuar nga Airbus të shtunën në mëngjes, tregon ndërtesa të shembura në kompleksin që zakonisht shërben si rezidenca e Khameneit dhe si mjedis kryesor për pritjen e zyrtarëve të lartë.
Sulmet duket se kanë goditur një pjesë të Teheranit ku banon ish-presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, një figurë e linjës së ashpër. “The New York Times” ka verifikuar video që tregojnë një goditje në Sheshin 72, një zonë rezidenciale në lagjen Narmak ku dihet se jeton ai. Nuk dihet nëse ka qenë aty në momentin e shpërthimit.
Ndërkohë Irani po synon të godasë objektivë amerikane dhe arabë në disa vende të rajonit si dhe ka nisur raketa në drejtim të Izraelit. Arabia Saudite ka dënuar disa nga këto sulme si zgjerim të panevojshëm të konfliktit.