Papa Françesku zbulon se më 2013 e kishte nënshkruar letrën e dorëheqjes: “Në rast pengese për arsye mjekësore…”

Madrid, 18 dhjetor 2022 – Papa Françesku zbuloi se ka nënshkruar një letër dorëheqjeje për t’u përdorur nëse një ditë problemet e rënda dhe të përhershme shëndetësore e bëjnë të pamundur kryerjen e detyrave të tij.

Papa, i cili mbushi 86 vjeç të shtunën dhe duket se është në gjendje të mirë shëndetësore, përveç një dëmtimi në gju, tha për gazetën spanjolle ABC se ai ia kishte dhënë letrën Sekretarit të Shtetit të atëhershëm të Vatikanit, Kardinalit Tarcisio Bertone, i cili ishte i trashëguar nga papati i mëparshëm i Benediktit XVI.

Bertone qëndroi në këtë pozicion për rreth gjashtë muaj pasi Francis u zgjodh më 13 mars 2013.

Papa ka thënë shpesh se do të jepte dorëheqje, nëse shëndeti nuk do ta lejonte ta drejtonte Kishën Katolike Romake prej 1.3 miliardë anëtarësh.

Ai është pyetur nëse besonte se duhet të vendosej një normë zyrtare për rastet kur problemet shëndetësore pengonin një Papë të kryente funksionin e tij.

“Unë kam nënshkruar tashmë dorëheqjen time. Tarcisio Bertone ishte Sekretar i Shtetit. E firmosa dhe i thashë: ‘Në rast pengese për arsye mjekësore apo çfarëdo, ja dorëheqja ime’”, ka thënë ai

“Nuk e di kujt mund t’ia ketë dhënë kardinali Bertone, por ia kam dhënë kur ishte Sekretar i Shtetit”, ka thënë Papa Françesku.

Ai ka treguar se këtë informacion po e zbulonte për herë të parë në publik.

(r.m.)