Pas Urbi et Orban, çfarë do të thotë më shumë aktorë ose mundësi tregtimi?

Ndërsa oponenca e hapur brenda forcës qeverisëse shpesh është dhe me dobishme për shoqërinë se opozita e të gjitha formave, kjo nuk i jep përgjigje pse shtysës së njerëzve të pëlqejnë një akt aq të thjeshtë rutinor si blerja e domateve, e kthyer në një status të super pëlqyer në mediat sociale.  

Fatos Fico, ing.i Inovacionit dhe Zhvillimit Rural, Londër

Statuse sociale

Një foto e Ramës duke blerë domate i porositur nga gruaja në një treg në Tiranë është postimi më i pëlqyer në Facebook i tij. Nqs jo i të gjitha kohërave të paktën për shumë vite, dhe me diferencë tepër të madhe madhe nga postimet me arritjet e qeverisë, punët që bëhen, apo promovimi i figurave.  Pse janë shtyrë njerëzit të pëlqejnë më fort një foto të rëndomtë pazari në krahasim me fotot, videot e postimet me shumë shije artistike të KM apo atyre mjaft të rëndësishme për punët që bëhen në kantierin që quhet Shqipëri, duhen pyetur ata vetë. Ndoshta në këshillimin tjetër kombëtar do të kemi pyetjen – Ka njerëz që thonë se KM i një vendi duhet të dëgjojë gruan e të blejë domate përpara se të kthehet në shtëpi dhe jo të rrijë me gjatë në zyrë duke skicuar të ardhmen. Si mendoni ju?

Ish – zëvëndës Kryeministri i cili shquhet për retorikë ju përgjigj në të shkuarën me një pyetje tjeter përtej retorikës e në formë indirekte. Ai shtroi në komision parlamentar pyetjen – Ai i kishtë blerë me faturë tatimore KM domatet?  Për më shumë ai pyet në statuse sociale – nga 50 Lek që shiten domatet në Divjakë në 200 Lek në Tiranë, mungesa e faturës tatimore a bën që të dështojnë të gjitha politikat që ka për bujqësinë qeveria, kjo sipas tij.

Po në të shkuarën besohet se KM i është përgjigjur se ai është i keqinformuar lidhur me politikat, ndërsa për faturën konkrete nuk kemi ende një përgjigje.

Ndërsa oponenca e hapur brenda forcës qeverisëse shpesh është dhe me dobishme për shoqërinë se opozita e të gjitha formave, kjo nuk i jep përgjigje pse shtysës së njerëzve të pëlqejnë një akt aq të thjeshtë rutinor si blerja e domateve, e kthyer në një status të super pëlqyer në mediat sociale.  

Statuset në mediat sociale ku shfaqet Merkel si njeri i zakonshëm duke shtyrë një karrocë në supermarket, vajtja në punë me biçikletë e KM të Hollandës kanë qënë shumë të pëlqyera në Shqipëri. Ato janë bërë share me mijëra herë e gati gati si me gisht, postuesit të tregojnë shikoni çfarë lider, çfarë vendesh, nuk janë ama si Suedia, po jo dhe aq larg.

Në kontrast me lidera të fortë si Putin që pozon me tigra, me armë, i zhveshur në mes të acarit, me Kim Jong Un që kalëron drejt horizontëve sipër një kali të bardhë.  Ka patur lidera të Bullgarise që bënin ushtrime në paralele, të Italisë bashkëkohore që bëjnë shaka plot kripë, po këto te fundit i dimë dhe nga filmat tanë.

Umami

Mos është umami, shija e pestë, që kanë domatet që i bën ato të parezistueshme për pëlqim?  Në shkallën e umamit mbas produkteve të detit, e mishit, vjen domatja. Por, umami vlen për domatet e pjekura në fushë. Domatet e serrave, si ato të blera nga KM ne janar, janë quajtur shpesh “bomba uji” dhe kanë qënë madje pjesë e një lufte tregtare midis Hollandës dhe Gjermanisë, ku kjo e fundit konsideronte se hollandezët po ju shisnin ujë me kimikate në formë domateje, pa pikë shije e ushqimi. Kjo shije ende nuk ju ka ikur, e hollandezëve ju janë dashur dekada të investojnë masivisht që të përmiresojnë cilësinë, shijen e që të ndryshojnë sadopak perceptimin e konsumatorëve gjermanë, që të eksportojnë ende atje domate.

Por ka dhe një menyrë tjetër se si të përmirësosh shijen e ushqimit dhe ketë e ka zgjidhur në mënyrë jo shumë origjinale, por të vendosur deri në fund në objektivat e saj, qeveria hungareze e Orban. Ky është Çmimi!  Dyqanet në Hungari tani kanë pankarta ku thuhet se Qeveria po i mban çmimet e ulura. Ku ka më mirë e më lirë?!

Hungaria ka ngrirë çmimet e artikujve esenciale si qumështi, mielli, gjokse pule, kofsha derri, vaj luledielli, sheqer në nivelin që ishin në Tetor të 2021.

Inspektorët do të kontrollojnë dyqanet e mund të vendosin gjoba deri në 10 mijë Euro për ata shitës që nuk i zbatojnë direktivat.  Më herët Hungaria ka kontrolluar çmimet, po me urdhër qeverie për energjinë e kreditë.

“Hungaria mbron familjet” thotë Orban, ne ndaluam rritjen e çmimit të karburanteve, të kredisë së shtëpive, si dhe të çmimit të energjisë elektrike që është tani fiks. Kur vjen momenti duhet qëndruar përpara shtëpive dhe duhen mbrojtur ato”. (kjo s’ka lidhje me 5 majin) E këto nuk janë vetëm fjalë, pagat minimale janë rritur 20% dhe taksat janë ulur gati 2 miliard Euro për familjet. 

Inflacioni vjetor në Hungari është 7,4%, ndërsa çmimet e ushqimeve janë rritur së paku 8 % brënda vitit.

Pas dy muajsh të gjitha këto do t’a bëjnë të vështirë zgjedhjen në votime për hungarezet e thjeshtë, midis Orbanit që ka 12 vjet në pushtet dhe opozitës, e cila është e bashkuar për herë të parë.

“Kjo qeveri mizerje, e cila është në javët e fundit të mbretërimit 12 vjeçar, thotë opozita e bashkuar, në vend të një politike të përgjegjshme ekonomike zgjedh të vendosi kufij për çmimet stratosferike – një dështim total i politikave ekonomike të Orbanit.”

Leva e tregtisë

Zgjedhjet e pjesshme lokale duket se nuk do ta shtyjnë qeverinë shqiptare të vendosë pankarta në dyqane ku të falenderojë veten për çmimet e ulura. E as në ato të plota lokale pas një viti. Por ashtu si Polonia, dhe Shqipëria duhet të ulë Tvsh e ushqimeve dhe të rrisë aksesin direkt në treg të prodhuesve, për ushqimet, pavaresisht zgjedhjeve, kur do të mbahen. Polonia ka vendosur të reduktojë Tvsh për ushqimet në përgjigje të rritjes së çmimeve dhe inflacionit.  Reduktimi ose heqja e Tvsh për ushqimet nuk është se do të ulë ndjeshëm çmimet, çmimi bazohet tek kërkesa dhe oferta, shitësit do të vendosin ato çmime për të cilat bleresit mund të paguajnë. Nqs oferta është e limituar dhe blerësi tipik mund të paguajë psh 200 lek/kg për domate, si me tvsh si pa tvsh, çmimi do të jetë po ai. Por, nqs do të kemi me shumë ofertë si me anë të prodhimit të shtuar, por më shumë nëpërmjet kanaleve të ndryshme tregtare, blerësit mund të zgjedhin midis çmimeve të ndryshme. Reduktimi ose heqja e tvsh për ushqimet dhe jo faturat mund të heqin atë vellon e të bërit shtet, me pankarta, slogane e retorikë boshe. Fermerët duhet të shesin direkt ose të jenë pjesë e një zinxhiri të shkurtër tregtar, më shumë aktorë, por jo me shumë kalime, të pakomplikuara këto me taksa, deklarime, limite, rimbursime, subvencione, pika grumbullimi, etj.

Çfarë do të thotë më shumë aktorë ose mundësi tregtimi? Imagjinoni nqs kërkoni punë, sa punëdhenës ka në treg e sa janë mundesitë që ju të jeni i vetë punësuar. Nqs punëdhenës ka pak e s’ka fare mundësi vetëpunësimi ju do të pranoni çdo rrogë që ju ofrohet, nqs ju ofrohet, sepse nuk alternativa të tjera. Tani imagjinoni sikur shteti të thotë ju mund të zgjidhni punën që fituat në keto kompani vetëm me kushte, edhe sa më shumë do të kufizohen të ardhurat tuaja. Bujqësia, prodhimi i ushqimit janë mjaft komplekse edhe pa këto. Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë të larta për konsumatorin final, çfarë do të thotë që prodhuesit nqs marrin pjesën e duhur nuk kanë nevojë për subvencione që të kompensojnë çmimin e shitjes. Nqs ka një pankartë në dyqan që çmimin e vendos qeveria ath prodhuesi do të marrë edhe me pak para, dhe ai thjesht nuk do të prodhojë më dhe do të emigrojë nqs mundet, ose që të mos ketë krize urie prej mungesës së prodhuesve me një qeveri pak më të përgjegjëshme ata do të marrin kompensim edhe me të madh nga qeveria. Kompensim i cili vjen po nga paratë e bleresit në dyqan ose ne pagë, po që i ka paguar nga xhepi tjetër, i majtë apo i djathtë, pak rëndësi ka.

Efekti i uljes apo heqjes se Tvsh së ushqimeve përfitohet nga shoqëria kur tregu dhe prodhimi funksionojnë e për ketë qeveria duhet të planifikojë, investojë e punojë. Është me e lehtë sigurisht për qëveritë të mbledhin taksa, të marrin borxhe që asgjë mos ndryshojë dhe të thone një pjese të taksave po e rikthej mbrapsht si subvencione. Subvencionet tek tregtaret, tek pikat e grumbullimit, prodhuesit për çmim apo sasi prodhimi tregojnë se ekonomia dhe qeveria nuk funksionojnë siç duhet. Subvencionet duhet të jepen vetëm për ato pjesë të aktivitetit ekonomik e social tek të cilat mekanizmi i tregut nuk i rregullon me anë të çmimit të shitjes së produktit, siç janë psh natyra, ruajtja e tokës, mbrojtja sociale, arsimi, shëndeti, ndryshimet klimatike, etj.   

Kuotat e peshkut

Do të ishtë mire që Rama të përgjigjej që nuk duhet faturë tatimore kur blen në treg fermerësh. Do të ishte mbase interesante të dinim çfarë ka gatuar Zonja e parë me domatet. Nqs Rama si banor i fshatit Syrrel kërkon këshilla, ose nqs i ka t’i ndajë, si t’a kultivojë oborrin me ushqime e pemë kjo do ishte edhe më interesante. Kopështarja a kopshtari i tij nqs bën kompostim, e do të praktikonte sadopak permakulturë, do të ketë shumë sukses në mediat sociale e do te ndihmojë shumë njerëz që kanë kopshte sipas traditës shqiptare. Por, edhe njerëzit që jetojnë në kulla në qytete, mbarojnë për pak bahçe bio si në fshat, si nga ata të 100 -shes së fshatrave që do përfitojnë nga menutë ushqimore nga Alfio, apo thjesht fshat, një nga ata të tremijtë e tjerë ku gatuan gjyshja a nëna, sytë e veshët aty i kanë. Por, me ndryshimet klimatike e dinë se si vend bregdetar dhe atyre të kullave një ditë deti do ju vijë pranë, nuk do të kenë pse të thonë pse qeveria pritjet zyrtare i bën në një lokal peshku e jo në një lokal me produkte bujqësie toke.