PD-ja nuk do të ketë kandidatë për kryetarë të 6 bashkive, do të mbështesë kandidatë të pavarur

Tiranë, 4 tetor 2025 – Partia Demokratike (PD) ka vendosur të mos dalë me kandidatë të saj në zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki të vendit, përfshirë Tiranën. Ky vendim është marrë nga Kryesia e PD-së, të shtunën pasdite, e cila ka diskutuar për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë, Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik, që do të mbahen më 9 ëntor

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, në një prononcim për media, deklaroi se opozita do të mbështesë kandidatët e pavarur për bashkinë e kryeqytetit dhe në 5 bashkitë tjera. Ai tha se PD-ja po zhvillon diskutime edhe me forcat tjera opozitare.

“Partia Demokratike i vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do të konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që e konsiderojnë të nevojshme për fitoren e tyre mbështetjen e Partisë Demokratike. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës, por edhe në bashkitë e tjera. Ata që janë të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës të masin forcat në garë në interesin më të mirë”, tha Berisha.

“Personaliteteve, intelektualëve, ekspertëve të vendit, atyre që ndihen të gatshëm të përballen të marrin vendimin e duhur, u themi se ne jemi të hapur ndaj tyre”, shtoi ai.

Berisha theksoi se vendimi i PD-së që të mbështesë kandidatë të pavarur “është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm që i jep opozitës shqiptare një dimension tjetër”.

“Në historinë e proceseve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura”, theksoi ai, duke marrë shembull zgjedhjet në rajonin Nordhein Westfalen të Gjermanisë.

“Në historinë e modeleve elektorale, të pavarurit e mbështetur nga forcat politike kanë regjistruar suksese të papritura. Të themi atë që është. Sot, tani, mund t’ju them se në një shtet prej 18 milionësh, në Nordhine Westphalia, në Gjermani, kanë fituar të gjithë kandidatët të pavarur, të mbështetur nga forcat politike”, u shpreh Berisha.

(r.m.)

2 Responses to “PD-ja nuk do të ketë kandidatë për kryetarë të 6 bashkive, do të mbështesë kandidatë të pavarur”

Read below or add a comment...

  1. Përshëndetje nga Illyria! Për shkak të këtij artikulli, thjesht mund të them se Berisha po përpiqet të shkoftërojë kandidatët e pavarur si përdorimin e një armë zjarrte. Por, le të na kujtojë së shpejtë shprehjen e njohur: Nuk është mirë kur një parti e madhe thotë se ajo është e madhe dhe e rëndësishme. Meqenëse historia e zgjedhjeve na mësuar se edhe të pavarurit e mbështetë mund të shkojnë në vitet e tona, megjithatë, mbetet pyetja: A do të jenë këta të pavarur të cilët Berisha e quajti, ose do të jenë një tjetër marrëdhënie e përbashkët për një kauzë? Rroftë diskutimit!

  2. Pak mirë se Berisha këto të pavarur nuk janë nga një fushë golfi e panjohur, por nga realiteti i tyre! Suksesi i tyre në Gjermani do të ishte i madh edhe në Shqipëri siç është edhe suksesi i saj i mirënjohur në vitin 1992. Përsha, të pavarurit me mbështetjen e PD-së do tirhojnë edhe zemrat e tanishmjares së tyre? Fatkeqësisht, shqiptarët nuk na jetojmë më mirë me suksese të papritura nga këto kandidatura politike!