Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk njeh vendimin për mbledhjen online të Komisioneve Paralamentare.
Puna ne komisione parlamentare online është jo-eficente. Sipas PD ky është një vendim që bie ndesh me Rregulloren e Kuvendit.
PD është mbledhur pak më parë në selinë blu ku ka vendosur të mos e njohë vendimin e Konferencës se Kryetareve për mbledhje online të komisioneve.
Një ditë më parë sekretari i përgjithshëm i PD-së , Gazmend Bardhi u shpreh se mbledhja e komisioneve parlamentare online është mungesë transparence dhe se opozitës po tentohet t’i mbyllet goja.
oranews