Prishtinë, 11 gusht 2026 – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i është drejtuar sot kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit me kërkesë zyrtare që vazhdimin e seancës konstituive ta thërrasë për nesër, më 12 gusht.
“Ju kërkojmë që, pa vonesa të mëtejshme, të thirrni për nesër, më 12 gusht 2026, vazhdimin e seancës konstituive dhe të mundësoni ushtrimin e mandatit kushtetues të deputetëve të zgjedhur të Republikës së Kosovës”, thuhet në letrën dërguar Deharit.
PDK thotë se tejkalimi i afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit nuk e shuan detyrimin për përfundimin e procesit të konstituimit.
“Moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit të përcaktuar tashmë ka krijuar një situatë të rëndë të shkeljes së Kushtetutës dhe të mosrespektimit të aktgjykimeve të Gjykatës Kushtetuese. Mosrespektimi i afateve dhe procesdurave të pqërcaktuara me Rregulloren e Kuvendit vetëmsa e thellon më tej këtë situatë. Duhet të keni parasysh se, sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, pavarësisht tejkalimit të afatit kushtetues, Kuvendit duhet të konstituohet. Shkelja e afatit nuk e shuan detyrimin për konstituimin e tij”, thuhet në letrën e PDK-së
“Duke e thirrur vazhdimin e seancës konstituive, ju keni mundësinë dhe detyrimin që të parandaloni një shkelje të radhës dhe të mundësoni vazhdimin e procesit të konstituimit të Kuvendit”, thuhet më tutje në letër.
PDK-ja ia përkujton Deharit se atij i takon përgjegjësi që të mundësojë vazhdimin e seancës deri në konstituimin e Kuvendit, kurse negociatat politike u takojnë partive politike.
PDK-ja ka thwnw se nesër në orën 11:00, deputetët e saj do të jenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, pavarësisht se Dehari do ta përmbush ose jo obligimin e tij kushtetues.
(r.m.)