Tiranë, 2 korrik 2025 – Rezultatit të rinumërimit të 586 kutive në këtij Qarku, nuk ka prodhuar ndryshim të numrit të mandateve, por një përmbysje brenda listës preferenciale të Partisë Socialiste.
Zegjine Çaushi, e cila u bë e “famshme” me videot e saj kundër Gazment Bardhit, e ka humbur mandatin e deputetes së PS-s՞. Vendin e saj në parlamentin e ri, pas rinumërimit, e merr Maldrita Bardho, e cila doli fituese me 10 vota diferencë.
Nga rinumërimi i votave, Zegjine Çaushit iu hoqën 48 vota që, sipas KAS, i ishin dhënë padrejtësisht. Ndërkaq, Maldrita Bardho, nga rinumerimi i ka rifituar 26 vota, të cilat i ishin tjetërsuar, me gjasë nga komisionerët e partive.
Shifrat sipas KQZ
Maldrita Bardho
Vota preferenciale: 3616
Vota nga Diaspora: 1020
Vota ne total 4636
Zegjine Caushi
Vota preferenciale: 4026
Vota nga Diaspora: 600
Vota në total: 4626 vota