“I kaluam 32 vjet demokraci”, tha Simon Mirakaj, ish fëmija që i ka mbijetuar kampit të Tepelenës, ku humbën jetën mbi 200 fëmijë. “Persekutorët ose bijtë në emër të baballarve të paktën të gjejnë kurajon e të kërkojnë FALJE”
Beqir Sina
MEMALIAJ – Bashkia e qytetit të Memaliaj, në faqen zyrtare të saj shoqëruar me një set me fotografi thotë se këtë fillimjavë në fshatin Zhapokikë- të Memaliajt është mbajtur nje aktivitet përkujtimor kushtuar 75-vjetorit të kryengritjes së Zhapokikës “Nderi i Kombit”. Ku si pjesë e ceremonisë ishte dhe inagurimi i memorialit të ndërtuar nga Bashkia Memaliaj në shenjë nderimi dhe mirënjohje ndaj gjithë burrave që guxuan në kryengritjen e vitit 1948, shkruan Bashkia Memaliaj.
Ceremonia nisi me vendosjen e kurorave me lule nga deputeti Z. Tritan Shehu, kryebashkiaku Z. Albert Malaj, Z. Sadik Bejko (ish-deputet, poet, publicist), përfaqësuesi i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Z.Gjergj Marku, kryetari i degës së PD-së Memaliaj Z. Bujar Kapllani, kryetar i Shoqatës Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politik Demokrat Tepelenë Z. Malo Sadiku, Z. Simon Miraka (ish i përndjekur politik), familjarë dhe të afërm.
Aktiviteti vijoi me këngë kushtuar kryengritësve dhe fshatit Zhapokikë interpretuar nga Grupi Polifonik i Bashkisë Memaliaj dhe me performancën e këngëtarit Klodian Rama.
“Përulemi me nderim dhe respekt të lartë, si një homazh për burrat që guxuan,” shkruan kryetari i Bashkisë Memaliaj Albert Malaj, i kualicionit “Bashkë Fitojmë”.
Ndërsa, Raport Tv, në kronikën e saj tha se një memorial kushtuar burrave që guxuan të kundërshtonin regjimin komunist është ngritur në fshatin Zhapokikë të Memaliajt, shkruan nga vend/ngjarja gazetari Piro Nase, u mbajt me rastin e 75 vjetorit të kryengritjes që mban emrin e këtij fshati. Memoriali u ndërtua nga bashkia, fill pasi drejtimin e mori koalicioni opozitar. Në ceremoni morën pjesë, deputeti i zonës Tritan Shehu, kryebashkiaku demokrat Albert Malaj, përfaqësuesi i Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Gjergj Marku, kryetar i Shoqatës Antikomuniste Malo Sadiku, Simon Miraka, ish i përndjekur politik dhe familjarë e të afërm të kryengritësve të Zhapokikës.
“Unë në këtë kryengritje kam pasur 4 persona, njërin e kanë pushkatuar pa gjyq”, ka thënë Petref Dida. dhe, “Këta martirë nuk luftuan për pushtet por për të drejtat e zakonet e tyre”, ka thë Malo Sadiku. në këtë raportim për televizionin kombëtar Raport TV në Tiranë.
Burrat e fshatrave Zhapokikë, Luftinjë dhe Kamçisht në vjeshtën e vitit 1948 u ngritën me armë në dorë për të mbrojtur liritë e të drejtat e tyre zakonore dhe pronësore. 25 burra të kësaj krahine luftuan me armë dhe u vranë në përplasje të pabarabarta në numër dhe në armatim me forcat qeveritare. Ata qe mbeten gjallë vuajtën në burgjet komuniste.
Simon Mirakaj, i cili mori pjesë në këtë ceremoni, si i ftuar nderi, postojë në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, fjalën e mbajtur në Memaliaj ku është përkujtuar 75-vjetori i Kryengritjes së Zhapokikës, dhe u ngrit memoriali në nder të 25 burrave që luftuan kundër instalimit të regjimit komunist, ku në fund të saj ka bërë thirrje që presekutorët ose bijtë në emër të baballarve të paktën të “gjejnë kurajon e të kërkojnë FALJE”. Gjë që se kanë bërë deri tani, megjithse i kaluam 32 vjet demokraci, ka thënë ish fëmija që i ka mbi jetuar kapmit të Tepelenës, ku humbën jetën mbi 200 fëmijë.
Fjala e plotë e Simon Mirakaj:
Duke pershendetur familjarët e martirve te Lirisë e gjithe te pranishmit ,ne menyre te vecant kryetarin e bashkisë Memaliaj z.Malaj qe realizoj kete memorial madheshtor, me rastin e 75 vjetorit te kryengritjes se Zhabokikes(Tepelene).Me këtë rast u inagurua dhe ky memorial sponsorizuar nga bashkia Memaliaj (kryetar Albert Malaj). Ata qe japin jeten per Liri e Demokraci jane te pavdekshem.
Te nderuar te pranishme per mua është nder e ndihem krenare qe jam sot mes jush per te pershendetur me rastin e 75 vjetorit te kesaj kryengrritjeJam sot mes jush dhe per te nderuar bashkeshorten e tre femijet e saj dy djemtë Bejon e Zinin e Lumturinë qe i rritem bashke ne kampet e internimit por pa i doorzhar ndaj te keqes se tyre.
Disa Patriote e atdhetare nga Zhabokika, Luftinjë, Kamcishti i mblodhen dhe vendosen qe te mbroje lirinë,te mbroje pronen,te mbroje besimin,.Ata zgjidhen dhe drejtuesit e kesaj kryengritje ,komandant Bajram Kamberin,drejtues politik Xhemal Asllanin.Ata megjithëse te pakte ne numer por shume me te mdhenje ne idealin e tyre rroken armet duke sfiduar vdekjen.
Liria te nderuar zonja e zotrinje ketu i ka rrenjet.
Diktatura komuniste ne Shqiperi i shfaq ne menyren me te eger me te dhuneshme,por ajo nuk do mposhti dot etjen per Liri,ne te gjithe Shqiperine. Kryengritjet filluan qe ne 1945 ne Kelmend me heroin legjendar Prek Cali ,kryengritja e Malesise se Madhe me një tjeter hero Llesh Marashin,Kryengritja e Zhapokikes me heroin Xhemal Asllani,kryengritja e Postribës me hero Jup Kazazin e Osman Haxhin.Mbas disa dekadash do shperthenin ne kryengritje te Burgosurit e Spacitt e dhjetë vjet më vonë do te shperthenin ne kryengritje te Burgosurit e Qaf-Barit duke bërtitur posht komunizmi,e duam Shqiperin si gjith Europa.Te burgosurit e Spacit ngritjen Flamurin mbi taracen e burgut pa yllin e kuq.Te gjitha keto kryengritje i shtypen ne menyren ma mizore . Herojt e Liris jan te pa vdekshem prandaj une them se LIRIA i ka trembet ketu.I Perjetshem kujtimi i ketyre martirve te Lirisë e Demokracis.
Kryengritja e Zhabokikes ishte nje akt heroik,dhe dihet se aktet heroike kam herojt e tyre ,emrat e te cilave jane te skalitur ne kete memorial e jane te skalitur dhe ne memorjen tone e te gjithve atyre qe aspiruan per Liri e Demokraci.I Perjetshem kujtimi i tyre.Te nderuar zonja e zotrinje uroj e deshiroj qe keto tragjedira te mos ndodhin me e njerzit te jetojne ne paqe me njëri-tjetrin pavarsisht bindjeve politike duhet te respektojme bindjet e njeri tjetrit.
“Është per te ardhur keq qe ata qe shkaktuan keto tragjedira nuk paten kurajo qe te kerkojne FALJE.”