Përleshje mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë anembanë Serbisë

Beograd, 16 gusht 2025 – Të shtunën, të katërtën ditë me radhë, në Beograd dhe në qytete të tjera anembanë Serbisë kanë vazhduar protestat antiqeveritare të udhëhequra nga studentët dhe qytetarët. Mediumi N1 raporton se numri i qytetarëve të revoltuar me qeverisjen e Aleksandar Vuçiqit vazhdon të rritet përditë e më shumë pas dhunës brutale të policisë dhe mbështetësve të Vuçiqit ndaj protestuesve.

BBC raporton se në Beograd, Novi Sad, Nish dhe qytete të tjera të Serbisë edhe të shtunën në mbrëmje ka pasur përleshje të kundërshtarëve të regjimit të Vuçiqit me mbështetës të Vuçiqit e të partisë së tij, Partisë Progresive Serbe (SNS).

Përleshjet më të mëdha mes protestuesve antiqeveritarë dhe policisë kanë ndodhur në Beograd, në Novi Sad dhe në Valevë, ku policia ka marrë në mbrojtje zyrat e partisë së Vuçiqit. Policia ka hedhur gaz lotëzjellës dhe ka përdorur pajisjet e dhunës kundër protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre, por nuk ia kanë dalë.

Prova të brutalitetit policor ndaj protestuersve në qytetin e Valevës janë publikuar në llogaritë e studentëve në rrjetin social X. Në videoregjistrimet e publikuara shihen disa oficerë policie duke e rrahur një të ri të shtrirë në rrugë.

protest u valjevu, policajac tuče momka u Valjevu

Pjesëtarët e xhandarmërisë kanë filluar operacionin për shpërndarjen e protestuesve nga qendra e këtij qyteti. Raportohet se disa protestues janë arrestuar gjatë operacionit.

Protestuesit thonë se kanë arritur deri në pikthonë se kanë arritur “në pikën prej nga nuk ka kthim prapa”.

Përleshje midis policisë dhe protestuesve antiqeveritarë ka pasur edhe në Vërbas, në Baçka Pallankë e në qytete të tjera.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se policia ka reaguar pas një sulmi mer gurë ndaj saj. Ai ka thënë se policia i ka përballuar sulmet “me durim” dhe “heroikisht”, ndërsa protestuesit i ka etiketuar si “bandë”.

Vuçiq ka përsëritur disa herë se protestat antiqeveritare në Serbi nxiten nga “agjentura të Perëndimit që synojnë dobësimin e Serbisë”.

(r.m.)