Përurohet libri i Mehmet Prishtinës “Lëvizja revolucionaro—kombëtare shqiptare dhe maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike (1922 – 1928)”

Prishtinë, 20 qershor 2026 – Të premten në Prishtinë u bë promovimi i librit të Mehmet Prishtinës “Lëvizja revolucionaro—kombëtare shqiptare dhe maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike (1922 – 1928). Ky libër hedh dritë në përpjekjet e shqiptarëve dhe maqedonasve për formësimin shteteve të tyre etnike dhe ruajtjen e tërësisë së tyre territoriale përballë aspiratave territoriale të fuqive të mëdha ballkanike të kohës midis dy luftërave botërore.

Sylë Ukshini e cilësoi këtë libër si “një studim original dhe të mbështetur gjerësisht në burime arkivore mbi marrëdhëniet ndërmjet lëvizjeve kombëtare shqiptare dhe maqedonase dhe politikës së jashtme sovjetike gjatë viteve vendimtare pas luftës ë Parë Botërore”.

Ai tha se libri hedh dritë në ballafaqimin e përpjekjeve të lëvizjeve kombëtare shqiptare dhe maqedonase me përpjekjet e Bashkimit Sovjetik për shtrirjen e ndikimit në Ballkan, duke e përdorur si paravan të drejtën e popujve për vetëvendosje.

“Teza qendrore e autorit është se Bashkimi Sovjetik, duke u paraqitur si mbrojtës I të drejtës së kombeve për vetëvendosje, synonte në të vërtetë t’i integronte lëvizjet kombëtare të Ballkanit në stretegjinë e vet më të gjerë për revolucion botëror dhe zgjerim të ndikimit politik në rajon. Sipas autorit, lëvizjet shqiptare dhe maqedonase iu afruan Moskës duke shpresuar se do të gjenin mbështetje për realizimin e aspiratave të tyre kombëtare, porn ë praktikë u përballën me objektiva që shpesh nuk përputheshin me interest e tyre kombëtare”, tha Ukshini.

“Libri dëshmon se politika sovjetike ndaj Ballkanit nuk udhëhiqej kryesisht nga solidariteti me lëvizjet kombëtare, porn ga interest strategjike të Bashkimit Sovjetik”, theksoi Ukshini.

Sipas Ukshinit, “një nga gjetjet më të rëndësishme të studimit është rindërtimi i negociatave të udhëheqjes sovjetike me organizatën revolucionale maqedonase VMRO dhe me Qeverinë e Fan Nolit në vitin 1924”.

Ukthini theksoi se burimet arkivore që i ka sjellë autori Mehmet Prishtina i japin vlerë të veçantë këtij studimi.

“Duke u mbështetur në këto burime, autori i sfidon interpretimet e mëhershme dhe ofron një pasqyrë më të plotë të ndërthurjes së çështjes shqiptare dhe çështjes maqedonase me politikën suvjetike dhe rendin ndërkombëtar të krijuar [as Konferencës së Paqesn ë Paris”, theksoi Ukshini.

Prof. Dr Zeqirja Rexhepi tha se ky libër “nuk është një vepër e zakonshme historike, por një përmbledhje dokumentesh të rëndësishme sovjetike, që synojnë zbardhjen e zhvillimeve politike, në periudhën midis viteve 1922-1928.

“Në librin ‘Lëvizja revolucionare kombëtare shqiptare dhe maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike (1922-1928)’ prezantohen qartë edhe dilemat midis vetë ideologëve të Revolucionit Sovjetik, të cilët ishin të ndarë në dy opsione: E para – Lëvizja komuniste duhej zhvilluar si “Revolucioni Botëror”, mbështetës të këtij opsioni ishin disa udhëheqës të Revolucionit: Trocki, Zinovjevi, Kamenievi… dhe, e dyta – Lëvizja komuniste duhej zhvilluar “në një shtet të veçantë”, opsion që e mbronte Stalini”, tha ai.

Prof. Rexhepi elaboroi bashkëpunimi i organizatave revolucionare shqiptaro-maqedonase, si tezë qendrore e librit të Mehmet Prishtinës. Ai tha se bashkëpunimi i organizatës politike ushtarake shqiptare “Komiteti Revolucionar i Kosovës” dhe organizatës politike maqedonase Organizata e Brendshme e Brendshme Revolucionare Maqedonase (VMRO) kishte qëllim kryesor krijimin e një fronti të përbashkët për realizimin e interesave të dy popujve.

“Qëllimi kryesor ka qenë që të dy organizatat të krijojnë një front të përbashkët, prandaj, më 31 dhjetor 1925, mbahet një takim midis Hasan Prishtinës (në emër të Komitetit të Kosovës) dhe Georgi Zankovit (në emër VMRO-së (së bashkuar) për veprime të përbashkëta të dy organizatave revolucionare”, citon Rexhepi nga libri i Mehmet Prishtinës.

Rexhepi shpjegoi se protokolli i bashkëpunimit midis këtyre dy organizatave, i cili i kishte 13 pika, ishte nënshkruar nga Hasan Prishtina në emër të Komitetit të Kosovës dhe Dimtar Vllahov, Georgi Zankov dhe Vlladimir Pop Tomov, në emër të VMRO-së. Sipas protokollit, të dy organizatat zotoheshin ta njihnin të drejtën e popujve të Ballkanit për vetëvendosje dhe do të punonin bashkërisht për krijimin e dy shteteve etnike, Shqipërisë dhe Maqedonisë, të cilat do të inkuadroheshin në Federatën Ballkanike, në të cilën do të merrnin pjesë edhe shtetet tjera të rajonit. Në pikën 6 të protokollit parashihej që vija e kufirit ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë të përcaktohej në bazë të vullnetit të lirë të popullsive të dy vendeve fqinje.

Ai e vlerësoi autorin e librit, Mehmet Prishtina, për përpjekjet e pafrytshme të qeverisë së Nolit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Ai tha se nga dokumentet arkivore del se kryeministri i Shqipërisë, Fan Noli, ishte vënë në lajthitje nga Moska, madje e dobësuan pozitën e Nolit në Perëndim.

“Veprimet e sovjetikëve e rënduan edhe më tepër pozitën e Shqipërisë, e sidomos pozitën e Nolit. Qeveria e Nolit u akuzua nga Anglia, Italia dhe Mbretëria SKS se ka rënë dakord të lejojë krijimin e një qendre bolshevizmi për tërë Gadishullin Ballkanik”, tha ai.

Prof. Vilson Culaj, ndë të trjera, tha se me këtë studim, Mehmet Prishtina i ka “hapur portat” për një debat shkencor që pritet të hedhë dritë mbi episode të tjera të historisë së lëvizjes kombëtare shqiptare si edhe mbi marrëdhëniet midis lëvizjeve politike nacionale në Ballkan dhe mbi politikat e fuqive të mëdha ndaj rajonit.

Culaj tha se ky debat pritet të hedhë në dritë episode të tjera të veçanta të historisë së trazuar të Ballkanit.

Autori i librit, Mehmet Prishtina, në fjalën e rastit, tha se libri “Lëvizja revolucionaro—kombëtare shqiptare dhe maqedonase në rrjetet e diplomacisë sovjetike (1922 – 1928) është fryt i hulumtimeve të tij në arkivat e Shkupit e Sofjes. Ai tha se me hapjen e arkivave deri tash të pahulumtuara janë krijuar mundësi për studime të reja në fushë të historiografisë.

(Ramadan Muçolli)