Petersen paraqet planin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi për muajt e ardhshëm

Bruksel, 13 maj 2026 – Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka njoftuar se këtë javë në Bruksel a zhvilluar takime të ndara me kryenegociatorët e dy vendeve.

Kosovën e ka përfaqësuar kryenegociatori i sapoemëruar, Agron Bajrami, ndërsa Serbinë e ka përfaqësuar kryengociatori i Serbisë, Petar Petkpoviq, drejt i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Sorensen në njoftimin e publikuar në platformën “X” ka bërë të ditur se në takime ka paraqitur planin e punës në procesin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë për muajt e ardhshëm.

“Kam zhvilluar takime të ndara dhe të detajuara me të dy kryenegociatorët në Bruksel këtë javë për të paraqitur planin tonë të punës mbi normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për muajt e ardhshëm”, ka shkruar Sorensen.

Një ditë më parë, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, bëri të ditur se në ambasadën e Kosovës në Bruksel ka zhvilluar një takim me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Sipas njoftimit të Konjufcës është diskutuar për avancimin e procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Konjufca theksoi se qëllimi i qartë i Kosovës mbetet përmbyllja e procesit me njohje reciproke mes dy vendeve.

Në këtë takim mori pjesë edhe kryenegociatori Agron Bajrami.

Takimi i fundit në nivel të lartë është mbajtur në shtator të vitit 2023.

(r.m.)