Peticioni “Google, Recognize Kosovo” arrin mbi 11 mijë nënshkrime

Prishtinë, 27 korrik 2023 – Peticioni për njohjen e Kosovës si shtet në platformat e Google, është nënhskruar nga mbi 11 mijë qytetarë, kompani dhe organizata anembanë botës.

Eduard Luta, nismëtai i peticionit nga dua.com, ka thënë se kjo shifër e përkrahjes së nismës dëshmon mbështetjen që kanë te shqiptarët nismat për çështje me interes nacional.

“Mbledhja e më shumë se 11 mijë nënshkrimeve brenda një kohe kaq të shkurtër ka treguar edhe një herë se sa të bashkuar dijnë të jenë shqiptarët rreth një çështjeje të përbashkët”, ka thënë z.Luta.

Ky peticion ka arritur të jetë një ndër peticionet me rritjen më të madhe në rajon, falë mbështetjes së madhe të qytetarëve e të organizatave, si edhe mediave.

Nisma është mbështetur nga shumë figura të njohura publike nga bota e artit, kulturës, arsimit e sportit, si edhe politikës në Kosovë. Ajo kamarrë përkrahje edhe nga kompani të njohura shqiptare, si: ICK, Tive Inc, PECB, KodeLabs, etj.

Nënshkrimi i peticionit vazhdon edhe më tutje. Nismëtari dhe mbështetësit e peticionit besojnë se me vazhdimin e përktrahjes do të arrijnë qëllimin dhe Google do të njohë Kosovën si shtet.

LINKU I NENSHKRIMIT TE PETICIONIT

(r.m.)