Philadelphia: Kremtohet Festa e Flamurit nga Shoqata “ Bijtë e Shqipes”

112 vjet më parë Ismail Qemali do të ngrinte në Vlorë Flamurin e kuq që e kishte ngritur Skënderbeu rreth 500 vite më parë. 17 Nëntor 2024 Shoqata Mbarëshqiptare “ Bijtë e Shqipes” Filadelfia (Philadelphia) kremtoi emërtimin e rrugës Willits Rd –emër nderi Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe më 24 Nëntor do të kremtonte Festën e Flamurit, Festën e Shqiptarisë. Aspak rastësore, por simbolike.

Në sallën ku ndihej fryma e krenarisë, atdhedashurisë, besimit në vazhdimësi e vlerave kombëtare , kryetari i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” z. Dritan Matraku do të falenderonte të pranishmit dhe do të uronte gjithë shqiptarët anembanë botës Gëzuar festën më të madhe të një kombi. Në përshëndetjen e tij dhe të nënkryetares znj. Rudina Bani do të shfaqej krenari për rezultatet dhe përpjekjet e suksesshme të gjithë komunitetit shqiptar në Filadelfia. Ashtu si flamuri që kalon nga dora në dorë, u bë thirrje të bashkohen në kauzën e madhe të shoqatës, brezi i ri, i cili është ardhmëria dhe vazhdimësia e shqiptarisë në Diasporë.

Emocionet pushtuan të gjithë nga interpretimi i këngës “ Rrjedh në këngë e ligjerime” të kënduar nga nxënësja e shkollës shqipe Arita Rukiqi, përgatitur me shumë pasion nga muzikanti Eno Shori. Salla do të buciste nga, Eh ku ka si ti o Shqipëria ime/ o fisnikja përmbi gur/ të kënduar nga të gjithë.

Festën tonë të madhe do e ndiznin zjarr këngëtarët tanë të mirënjohur: Gëzim Nika, këngëtari që për 40 vite i ka kënduar Shqipërisë, Dardanisë, trimave dhe historisë sonë; këngëtari i mirenjohur “Bilbili i Permetit” Vaske Curri dhe kengetari i mirenjohur i serenatave, Devis Xherahu, si dhe muzikantët e talentuar Ylber Nuredini dhe Dritan Papa. Të gjithë në pistë; të rinj e të reja, prindër , gjyshër, duke kënduar, kërcyer vallet dhe këngët nga të gjitha trevat shqiptare dhe uruar “ Gëzuar!”.

Shkrimtari më i dashur i fëmijërisë sonë Gaqo Bushaka, i pranishëm në këtë festë do të vlerësohej me titullin “Mik i Shoqatës” do të uronte dhe vlerësonte unitetin e shqiptarëve ne Filadelfia. Eldion Pajollari –State Farm Insurance do të vlerësohej me titullin “ Nderi i Komunitetit” për kontributin dhe ndihmesën e vazhdueshme për shkollën shqipe “ Gjuha jonë” dhe klubin e futbollit shqiptaro-amerikan “Illyrian FC”.

Fotografi të bukura si kujtim i një ditë të paharruar do të bënin miq të vjetër dhe të rinj në dekorin e zbukuruar aq bukur dhe aq kuptimplotë nga Glow Event.

Pas 112 vjetësh, edhe pse shumë larg tokës sonë, shqiptarët ngritën shtëpinë e tyre në Filadelfia në saj të të zemërgjerësisë, fisnikërisë dhe shpirtit atdhetar te shume individve. Mirënjohja dhe falenderimi i gjithë komunitetit për ndihmesën e cmuar dhe kontributin monetar në ndërtimin e Qendës kulturore dhe shkollës shqipe do të përcillej nëpërmjet titullit “ Kontribute Vullnetare” të dhuruar nga Këshilli Drejtues i Shoqatës “Bijtë e shqipes” për biznesmenët e suksesshëm shqiptarë : Lufti Islamaj, Ilir Budo, Eldi Gjoci, Besim Fana, Agron Fana, Blerton Islamaj, Ilir Asllani, Besnik Tota, Vullnet Agolli, Lulzim Stafa, Shefqet Beca.

Për vitin 2024, titullin e nderit “Njeriu i Vitit” do t’i takonte Mexhit dhe Lirie Koboci për ndihmesën e pakursyer monetare dhe për përkushtimin total në mbështetje të shoqatës “ Bijtë e shqipes” dhe shkollës “Gjuha Jonë” duke u kthyer në një model frymëzues për gjithë komunitetin shqiptar në diasporë.

Duartrokitje, falenderime dhe krenari të ligjshme për arritjet tona shfaqej në sytë e të pranishmeve. Fundi i festës do të ishte më i clirët, më argëtues, falë llotarisë së sponsorizuar nga :

Eldion Pajollari- State Farm Insurance,

Albanian-American Injury Lawyer – Iljaz “Eli” Shehu-Avokat, zyre ligjore,

Sami Zeka, Vindigni&Zeka- Avokatë, zyrë ligjore,

Anila’s Kitchen-Anila Tahiraj,

Style Event by Iris-Erina Hasa,

GlowEvent-Jola Likaj & Fabiola Meco

Fiorda Hair Salon-Fiorda

Del Frisco’s Restaurant Group-Aleksandra Terpo,

Ernest & Klara Gaba.

Zotërinjt, Redin Reka, Shkëlqim Daku dhe Pirro Karajani dhuruan dy bileta falas për koncertin e Artjola Toska & Flamur Biçaku në 29 Nëntor.

Ritmi i valleve e këngëve tona do të vazhdontë të mbante në pistë të gjithë të pranishmit deri në fund. Shqiptaria që rrjedh nëpër gjakun tonë na mban bashkë.

Rroftë përjetë Shqipëria e lirë dhe e mosvarme!

Rroftë Flamuri ynë Kombetar!

Rudina Bani
N/kryetare e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”

Comment

*