Pikturat gjigante

Astrit Lulushi

Londra kishte disa nga pikturat më të mëdha në botë:

Në sheshin Leicester, në vitin 1794, mbretëresha Charlotte, gruaja e mbretit Xhorxh III, ishte aq e përzier nga një vepër arti saqë e bëri atë të vjellë në një shami dantelle, duke lënë njolla dekorative. Edhe më e çuditshme, kjo zonë pa dalje në det e Londrës qendrore, ishte zgjedhur për shkak se mbretëreshën e zinte deti.

Kisha katolike romake Notre Dame de France në sheshin Leicester përkufizohej nga kupola e saj e madhe rrethore, një aluzion i jetës së kaluar, por të harruar, kur ndërtesa ishte atraksioni më popullor argëtues i Londrës. “Rotunda”, siç njihej, u ndërtua nga arkitekti skocez Robert Mitchell me porosi të Robert Barker (1739-1806) për të ekspozuar veprat e artit të këtij të fundit – pikturat më të mëdha të bëra ndonjëherë në atë kohë. Këto ishin “panoramat” gjigante, 360 gradë (një term i krijuar nga Barker), vepra të pikturuara me dorë që shtriheshin në një sipërfaqe marramendëse 250 m2  dhe ishin krijuar për të dhënë ekuivalentin gjeorgjian të një realiteti virtual, përvojë me pamje të jashtëzakonshme të qytetit, peizazhe detare, fshatra dhe skena beteje në të cilat spektatorët mund të humbnin veten.

Për të ndihmuar këtë efekt, kufijtë e kanavacave u fshehën dhe rekuizitat u futën në plan të parë. Ndërtesa krejtësisht e rrumbullakët kishte një rreth të poshtëm dhe një rreth të sipërm, që do të thoshte se dy panorama mund të ekspozoheshin në të njëjtën kohë, njëra sipër, tjetra, nën një çati të madhe konike prej xhami, që ofronte edhe ndriçim mbi veprat e artit. Korridoret dhe shkallët e errëta që lidhnin dy panoramat kishin për qëllim të vepronin si një ‘pastrues i qiellzës’ për shikuesit midis pikturave përpara se të përjetonin mbingarkesën tjetër shqisore.

Pikturat ishin aq të mëdha sa që vizitorët pajiseshin me harta për të gjetur rrugën e tyre. Në 1794, Mbreti George Ill dhe Mbretëresha Charlotte bënë një vizitë private. Panorama e gjerë e një skene detare të Barkerit ishte aq realiste sa mbretëresha Charlotte, pasi hodhi sytë përtej oqeanit të pikturuar, u godit nga sëmundja e detit. Kjo histori, natyrisht, bëri mrekulli për publicitetin e Barkerit dhe panorama u bë hiti argëtues i kohës. Londinezët paguanin tre shilinga për pamjet e Londrës, të cilat u bënë kaq efektive nga teknika e arritur e Barkerit për të manipuluar perspektivën më mirë se stili i “këndit të gjerë” të përdorur nga artistët e tjerë të mëparshëm.

Veprat e artit ishin jashtëzakonisht fitimprurëse për Barkerin, por edhe për komunitetin artistik të Londrës. Shfaqjet panoramike të kopjuara u shfaqën në të gjithë qytetin – midis viteve 1793-1863 të paktën 126 panorama të ndryshme u ekspozuan në Londër dhe të gjitha kishin nevojë për piktorë të aftë.

Panorama të tilla gjigante qëndrojnë në zemër të kinemasë moderne – popullariteti i panoramës statike gradualisht ia lëshon vendin ‘panoramës në lëvizje’, të cilat ishin piktura jashtëzakonisht të gjata që një operator i rrotullonte ngadalë përpara një publiku si peizazhe që kalonin pranë dritares së trenit. Në Amerikë, për shembull, më të famshmet prej tyre ishin skenat panoramike të Luginës së Misisipit nga John Banvard (1815-1891). Panorama më e madhe e Banvard ishte ‘kanavaca prej tre miljesh’ (siç e quajti ai), e cila në fakt ishte rreth 1.5 km e gjatë. Me fitimet nga turneu i punës së tij ai ishte në gjendje të ndërtonte një imitim gjigant të Kështjellës Windsor në Long Island, e cila u mbiquajt ‘Banvard’s Folly’. Gradualisht, këto panorama lëvizëse i lanë vendin popullaritetit të fotografive lëvizëse – dhe kinemaja lindi.