Plagoset në një atentat kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico

Bratisllavë, 15 maj 2024 – Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, është plagosur në një artentat të mërkurën në mesditë. Zyra e kryeministrit sllovak tha se Fico është në rrezik për jetën si pasojë e plagëve.

Fico, 59 vjeçar, është qëlluar në stomak pasi ndaj tij janë shkrepur katër plumba, para Shtëpisë së Kulturës së qytetit, Handlova, rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit, raporton Tas 3.

Zëdhënësi i spitalit të qytetit në Handlova ka thënë se kryeministri Fico ka qenë me vetëdije kur është dërguar në spital dhe se aty i është ofruar ndihma e parë, e pastaj është transportuar për trajtim në një spital të nivelit më të lartë.

Autori i dyshuar i atentatit është arrestuar nga policia në vendin e ngjarjes.

Gazetarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes kanë thënë se i kanë dëgjuar disa të shtëna me armë.

Në një video të shpërndarë në internet shihet Fico duke u futur me nguti në një veturë nga rojet e sigurisë, e cila është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Në video shihen edhe disa policë duke e arrestuar personin që dyshohet se e ka qëlluar kryeministrin.

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryeministrit.

“Jam e tronditur”, tha Caputova.

“Robert Ficos i uroj shumë forcë në këtë kohë të vështirë, si dhe shpresoj se do ta marrë veten shumë shpejt nga ky sulm”, ka thënë ajo.

(r.m.)

Comment

*