PLANIFIKO TË ARDHMEN, REGJISTROHU!

Republika e Kosovës ka filluar procesin e regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Ky proces do të realizohet nga data 5 prill deri më 17 maj 2024 dhe përfshinë regjistrimin e popullsisë rezidente dhe jo-rezidente, pra edhe regjistrimin e pjesëtarëve të Diasporës.

Regjistrimi i popullsisë i shërben institucioneve të Republikës së Kosovës që të evidentojnë më mirë gjendjen dhe nevojat e qytetarëve që jetojnë në Kosovë si dhe pjesëtarëve të Diasporës, dhe përmes informatave statistikore të planifikojë politika e shërbime më adekuate publike. Regjistrimi i popullsisë është një ndër proceset më të rëndësishme zhvillimore të vendit, ndërkaq Diaspora jonë është pjesë e pandashme e këtij procesi.

Regjistrimi i të gjithë qytetarëve që janë lindur në Kosovë ose që kanë prejardhje nga Kosova, por që jetojnë jashtë Kosovës mund të bëhet përmes formularit online që gjendet në: http://ediaspora.rks-gov.net

Prandaj, bëhu pjesë e regjistrimit të popullsisë – ReKos 2024!