Plazhi i Gjipesë, në listën e plazheve më të mira në botë

Plazhet e Shqipërisë janë renditur sërish në mesin e plazheve më të mirëve në botë. Prej tyre, më i miri është vlerësua Plazhi i Gjipesë, i cili është renditur i 22-ti në listën e 50 plazheve më të mira në botë, të përpiluar nga Big 7 Travel.

Plazhi i Gjipesë ndodhet në jug të Shqipërisë, mes fshatit Dhërmi dhe Vuno.

“Shqipëria ka filluar të humbasë statusin e saj të perlës së fshehur, pasi është cilësuar si një nga vendet më të mira për t’u vizituar për vitin 2023. Nëse po planifikoni një vizitë, tani është koha për ta bërë atë. Dhe, padyshim, plazhi më i bukur në Shqipëri, Gjipe do të jetë në krye të listës së turistëve.

Është i arritshëm vetëm me një ecje në këmbë për gati 40 minuta, një makinë 4×4 ose një varkë. Nuk është e lehtë, por gjiri i largët i rrethuar nga shkëmbinjtë të lartë ia vlen”, shkruan Big 7 Travel.

Uji në plazhin e Gjipesë është i pastër kristal dhe ka ngjyra të mahnitshme. Ai është një vend ideal për kampe të turistëve apo të vizitorëve me shpirt aventurier.

Rreth Gjipesë, përgjatë bregut të detit, gjenden disa shpella dhe plazhe të vogla.

Lista e 10 plazheve më të mira në botë

Në mesin e dhjetë më të mirëve janë renditur plazhet në Filipine, Kolumbi, Shën Lucia, Zanzibar, Australi, Seychelles, Turks and Caicos, Vietnam dhe, Greqi.

  1. Plazhi i Bardhë, Port Barton, Filipine
  2. Plazhi Cabo San Juan – Kolumbi
  3. Plazhi Jalousie – St Lucia
  4. Plazhi Kendwa, Zanzibar
  5. Whitehaven Beach – Ishujt Whitsunday, Australi
  6. Source d’Argent – Seychelles
  7. Plazhi Navagio – Zakynthos, Greqi
  8. Grace Bay – Turks and Caicos
  9. Lang Co Beach, Vietnam
  10. Hyams Beach – New South Wales, Australi.

(Big 7 Travel)