Plumba ndaj Top-it, apo kur realiteti bëhet “Big Brother”

Koment nga Rafael Floqi

Në emër të medias të lirë!

Për ditë në Shqipëri shohim skena me vrasje. Shohim biznesmenë të vrarë, hakmarrje ndaj bandave në rrugë, shohim policë që i shmangen mediave, shohim madje një notere qe merr peng një gazetare,  dhe shohim një kryeministër si z. Rama që pasi rrëzon biznese të kompanive mediatike me tritol, e pasi i gjobit dhe i mbyll mediat kundër tij, i akuzon si ‘kazanë” madje, dhe pasi i bën taksa paguesit të paguajnë gjobat e marrëzive të tij, si rasti Beketti ,“fshihet pas hijes, dhe thotë se unë nuk bëj presion ndaj mediave, madje edhe kur DASH e përmend shembjen e Prestige Resort si një presion klasik, të kësaj distopie shtetërore që e quajmë Shqipëria mediatike e kohës së Big Brother. Sulmi i fundit tregon se media, qoftë dhe me emrin a nofkën ‘Top” nuk është imune ndaj realitetit të inkriminuar, se sot u qëllua me plumba e nesër “larg qoftë” mund të qëllohet me top.

Një shoqëri që i intereson më shumë idiotësitë apo veprimet e pa vlerë të Luizit në Big brother, një shoqëri që s’prodhon gjë, por lan sytë dhe qan më shumë për daljen nga Big Brother të Kiaras, sesa të qajnë për vrasjen e rojës së shkretë, Pal Kola , të duket se s’meriton më shumë.

Pista hetimi dhe shpërblimi

Edhe pse bëhet e ditur se hetuesit që kërkojnë të vërtetën mbi të shtënat me armë drejt Top Channel, Nga veprimet e deritanishme duket se ende nuk ka siguri për pistën kryesore të hetimeve, mbi vrasjen e rojës së televizionit, Pal Kola.

Edhe shpërblimi prej 100 mijë eurosh që iu premtua qytetarëve tregon mungesën e të dhënave për hetuesit, që kanë kryer disa lëvizje njëherësh për gjetjen e autorëve. Policia ndaloi në Vlorë dy persona të dyshuar për ngjarjen, Roberto Papçi dhe Agustin Tonaj. Ndalimi i tyre ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës nga një postobllok policor pak orë pas vrasjes.  Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kolës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë. Ndaj dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve. Pasi u morën në pyetje në Tiranë ata u lanë të lirë. Kjo piste ne saj të sinjaleve te antenave telefonike doli e pavërtetë ndaj u liruan.

 Siç tregoi policia në njoftimin e fundit, mjeti tip Range Rover me të cilin lëviznin autorët e krimit u gjet rreth orës 00.55 të së hënës në autostradën Durrës-Rrogozhinë.  Policia ka bërë përpjekje për të gjetur autorët e krimit përmes mjetit që u dogj pranë Rrogozhinës. Ka rezultuar se Range Rover i përket një shtetasi nga Kosova, të cilit i ishte vjedhur disa vite më parë në një hotel në Tale të Lezhës.  Ramadan Makolli, pronari i makinës “Range Rover” tregoi se mjeti iu vodh në verën e vitit 2020 në Lezhë. Pavarësisht përpjekjeve të tij, policia e Lezhës nuk ka arritur të zbulojë se kush ia ka vjedhur mjetin.

“Big Brother”, një shplarje trush kolektive

A të jetë kjo kaq e thjeshtë apo një mjet presioni publik? Kjo është çështja. A është kjo është një metodë mafioze? E nëse media e tillë si Top Channel ka qenë e lidhur për shumë kohë me pushtetin dhe i ka shërbyer interesave të tij, dhe në për hapjen e drogës morale dhe shoqërore me emrin “Big Brother”, një shplarje trush kolektive që i lë dorë të lirë qeverisë dhe qarqeve të biznesmenëve mediatikë të fitojnë e duke mbyllur gjithë shqiptarët pas Big Brother në shtëpi, me vullnet, madje, dhe pa ndonjë urdhër si pandemia.

A mund të kenë qenë të shtënat me armë një mesazh për pronarët e Top Channel?  Po pse jo>  Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, anëtaret e familjes Hoxha u morë në pyetje nëse janë ndjerë të kërcënuar më herët, apo nëse kanë ndonjë të dyshuar për ngjarjen. Asnjë prej tyre nuk ka dhënë një shkak të qenësishëm për ta ndjekur më tej këtë pistë. Disa ditë para sulmit me armë, në media doli lajmi se Top Channel ishte shitur drejt një kompanie në Belize për 9 milion dollarë. Shitja ishte kryer drejt “Western Media Conglomerate Investments LTD” në datën 14 Janar të këtij viti. A është kjo realitet apo duket  si  një fake news i sajuar nga kundërshtarët, pasi mendo se vlera e Top Channel nuk mund të jetë vetëm 9 milionë dollarë. 

Nëse është kjo e vërtetë atëherë cilat interesa të cilit aksionar ka shqetësuar ky transaksion. Siç raportoi më herët media, transaksioni mund të ishte një siguresë para vendimit të Gjykatës së Apelit për mosmarrëveshjet e pronësisë, ku janë përfshirë pronarët e Top Channel. Kjo tregon se media edhe ajo më e madhe sot nuk është imune jo vetëm nga presioni i politikës, por edhe ai i krimit. Ne fakt Politiko.al  e botoi atë dokument. 

 “Ndër të gjitha pistat e mundshme për ngjarjen tronditëse në Top Channel, vetëm për një jam i sigurt: nuk ka gisht Sali Berisha! , shkruante këto ditë Alfred Lela. Doktorin, në ndoshta minutat e reminishencave, mund ta kapësh beft duke menduar për veten thënien brilante të Giulio Andreotit ‘më kanë akuzuar për çdo gjë në këtë vend… që nga Luftrat Punike”. Nëse vrojton Gardën Mediatike afër Ramës, thuajse shqiptojnë akuzën se, në mos e bëri, Berisha e frymëzoi atentatin në Top Channel. Ndërkohë, madje, një drejtues emisioni në RTSH, shkonte aq larg sa përpiqej të bënte përqasime me djegjen e gazetës “Koha Jonë në 1997. O tempa. o mores!

S’na intereson shtëpia, por seç bën komshija

Përmasat e spektaklit “Big Brother” këtë vit dolën jashtë çdo parashikimi. Ajo është shndërruar në një “peep show” kolektiv, jo vetëm në Shqipëri por me induksion edhe këtu në SHBA, ku ka një masë të madhe njerëzish që shprehin pakënaqësi, se konkurenti më i votuar i “reality show”, Luiz Ejlli po penalizohet nga produksioni.  Pra deri këtu kemi shkuar?!   (Unë nuk kam gjë me Luizin ai është pjesë e lojës. Ai luan për vete dhe jo pa sukses).

Ka disa faktorë psikologjikë që lidhen me perceptimin, emocionet dhe sjelljen e njerëzve në shoqëri si e jona i bëjnë këta njerëz trushplarë, dhe ky shërbimi më i mirë që këto media i bëjnë pushtetit. 

“Reality TV u ofron shikuesve një ndjenjë lidhjeje me pjesëmarrësit, gjë që mund të krijojë një ndjenjë përkatësie shoqërore dhe vlefshmërie. Mund të shkaktojë gjithashtu ndjenja zilie, konkurrence dhe dëshirë për t’u parë si të suksesshëm dhe të dëshirueshëm.” shkruan Shira Gabriel, një psikologe sociale amerikane.

Big Brother TV shpesh mbështetet në manipulimin e emocioneve dhe dinamikave ndërpersonale për të krijuar dramë dhe argëtim. Kjo mund të çojë në shfrytëzimin dhe keqtrajtimin e pjesëmarrësve dhe gjithashtu mund të kontribuojë në qëndrime dhe sjellje negative midis shikuesve.  Por edhe ajo që në shoqëri të pazhvilluar si e jona ka shumë ndjellje, jo ajo që ndodh brenda shtëpisë, por ajo që bën komshija. Ne si shqiptarë në çdo kohë kemi pasur dikë në lagje që interesonte jo shtëpia e tija por seç bënte komshija, apo jo?

Gosip apo gazep?

Miq të tij kanë thënë se Ejlli u detyrua të firmosë një kontratë me Top Channel në kushtet kur qëndron i izoluar prej 90 ditësh për të drejtat e imazhit. Familjarët u detyruan të ndryshojnë profilin e tij në rrjetet sociale për shkak të kësaj kontrate. Në përkrahje të Luiz Ejllit janë zhvilluar edhe protesta, kryesisht nga të rinj të pakënaqur me Top Channel.

A mund të ketë shkuar deri në këtë pikë marrëzia e një shfaqjeje televizive? Pse jo kur u keq fëmijëve lojën e shpëlarjes të trurit gjithçka mund të ndodhë dhe kallashnikovi në mes të natës. Është ende herët për ta pohuar këtë, megjithatë policia po konsideron çdo indicie. RENEA kreu kontrolle në shtëpinë e reperit  Kleviol Ahmetaj pas ngjarjes. Ky i fundit prej ditësh ndodhej në Itali dhe ka sqaruar se nuk kishte gisht në vrasjen e rojës.

Kjo nuk ishte hera e parë që pranë Top Channel qëllohet me armë. Në rrjetet sociale qarkullojnë filmime ku duken banorët e Big Brother, teksa flasin për të shtënat me armë që dëgjohen pranë tyre, disa ditë para sulmit ku mbeti i vrarë roja.  Produksioni i “Big Brother VIP” i informoi banorët për sulmin terrorist të ndodhur ndaj Top Channel. Por synimi nuk ishte vetëm tu tregonin realitetin por të tregonin lajmin, se Luizi ka treguar se e njihte personalisht viktimën Pal Kola dhe se është përlotur.

“Unë e kam njohur dhe prej emrit rojën. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Është një masakër. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër ti vë këtij akti terrorist, tha ai. Kështu dhe kjo vrasje e një fatkeqi u bë një puntatë tjetër e Big Brother.

Big Brother, një orë psikologjie vëzhguese

Miliona njerëz në mbarë botën janë të sintonizuar në shfaqjet e realitetit dhe kanë ndjekur për dekada. Ajo që filloi si një eksperiment është kthyer në programim të zakonshëm dhe si kulturë, ne nuk mund të ngopen prej tyre.  Por a ka ndonjë kosto personale apo shoqërore për magjepsjen tonë të vazhdueshme me shfaqjet e realiteti TV?

Ndërsa mendimet sigurisht ndryshojnë për këtë temë, kjo varet nga disa faktorë: lakueshmëria e vlerave tuaja dhe angazhimi juaj për t’u sjellë në mënyra që pasqyrojnë vlerat tuaja Televizioni dhe të gjitha format e tjera të medias kanë ndikim në mendimet, opinionet dhe sjelljet tuaja. Nuk ka dyshim se ajo që marrim për argëtim dhe informacion ndikon në mënyrën se si mendojmë për botën përreth nesh. Mendjet tona janë krijuar për të sintetizuar një mori informacionesh çdo ditë, nga ndërveprimet tona me të tjerët te librat që lexojmë dhe argëtimi që kërkojmë. Ne e kuptojmë botën përmes këtyre pjesëve të informacionit që mbledhim dhe kjo ndikon në mënyrën se si e jetojmë jetën tonë çdo ditë. Përtej informacionit të përditshëm që thithim, ne jemi të ndikuar edhe nga përvojat tona të mëparshme të jetës, familja jonë e origjinës, mjedisi ku jemi rritur dhe një mori faktorësh të tjerë kulturorë dhe gjenetikë. Këto ndikime ndër personale dhe të drejtpërdrejta kanë më shumë gjasa të ndikojnë në vlerat dhe sjelljet tona sesa tregon realiteti.

A do të thotë kjo se ne nuk duhet të shqetësohemi për mënyrat në të cilat trendet e Reality Show-t ndikojnë tek ne? Jo, patjetër duhet t’u kushtojmë vëmendje mesazheve themelore në këto shfaqje dhe të eksplorojmë pse tërheqin kaq shumë.

Pse tërheqin shfaqjet e realitetit? Pse Reality show i bën njerëzit të rikthehen javë pas jave. Është pse ne duam të dimë se kush i tha kë kujt, cili person tradhtoi një tjetër ose kush komprometoi aleancat e tyre ose mori një vendim të dyshimtë që ndikoi te njerëzit e tjerë. Gjithçka ka të bëjë me sjelljen më të mirë dhe më të keqe njerëzore; është një orë e psikologjisë vëzhguese pa leksione apo provime.

Shpesh shfaqjet e realitetit na bëjnë të reflektojmë se çfarë mund të bëjmë në një situatë të ngjashme, gjë që mund të jetë një ushtrim i mirë në eksplorimin e vlerave Këto tema të sjelljeve të mira dhe të këqija, tradhtisë, konkurrencës dhe lidhjes janë të njohura për ne; ne marrim vendime të ngjashme çdo ditë, pa kamerat, skenarët artificialë dhe publicitetin. Na thërret sepse në një nivel shumë themelor, ne e duam dramën njerëzore dhe lidhemi me vendime të vështira. Pavarësisht nëse është një konkurs për dashuri, para, famë apo famë, ne kënaqemi duke parë luftën.

Ndërsa kënaqemi në shfaqjet tona të preferuara të realitetit, mund të pyesim veten: Çfarë më pëlqen në këtë shfaqje dhe çfarë emocionesh shkakton? Çfarë më tërheq mua për këta personazhe dhe rolin e tyre në shfaqje? A do të bëja zgjedhje të ndryshme nga këta personazhe? Nëse po, pse? Çfarë vlerash përqafoj në jetën time që ose respektohen ose braktisen në këtë shfaqje?

Reality show emërtohen me ironi sepse shpesh janë larg skenarëve realistë. Edhe pse këto programe janë kënaqësi fajtore për shumë njerëz, ne mund t’i përdorim ato si fillime të mira bisedash me miqtë dhe si ushqim për të menduar në mendjen tonë, ndërsa marrim parasysh vlerat tona dhe si të jetojmë në mënyra që demonstrojnë ato vlera.

Rama dhe PR-in i Gebëlsit – “Kazan, kazan, kazan”

Por ti kthehemi sulmit mbi Top Channel,  kjo e shtënë në mes të natës dhe vrasja e atij rojës fatkeq është si një faqe tjetër e realitetit të inkriminuar shqiptar, të medias ku mediat lidhen jo vetëm me partitë politike, por edhe me grupe kriminale, gjersa edhe veprimet e shitjes, nëse është e vërtetë apo jo i kryejnë off shore. Kjo tregon se dhe media e madhe, po nuk qe politikisht dhe ideologjikisht dhe financiarisht e pavarur mund te behet rastësisht ne vend te pasqyrës se lajmit, objekt i lajmit që këtë rast ka dhe viktimën fatkeqe familjes së të cilit i shprehim ngushëllimet tona.

Ndërsa kryeministri Rama një dishepull i stilit propagandistik të Gëbelsit, përsërit, përsërit se diçka ngelet “Nuk kam ndryshuar mendim për kazanin, kam përdorur një shprehje për raste flagrante të dy gazetarëve paedukatë. E treta është që unë nuk vë gjoba ndaj mediave”. Vërtet?

Krahasoni parimin e propagandës të Gëbelsit , me stilin  e fjalimeve të Ramës.  “Parimi themelor i të gjithë propagandës”, deklaronte ai, ishte “përsëritja e argumenteve efektive”; por ato argumente nuk duhet të jenë shumë të rafinuara – nuk kishte kuptim të kërkonim të konvertonim intelektualët. Sepse intelektualët nuk do të konvertoheshin kurrë dhe gjithsesi do t’i dorëzoheshin më të fortëve, “dhe ky do të jetë gjithmonë njeriu i rrugës”. Prandaj, argumentet duhet të jenë të vrazhda, të qarta dhe të forta, dhe t’u drejtohen emocioneve dhe instinkteve, jo intelektit. “Krahasoni, Kazan, kazan ,kazan”

Në emër të medias të lirë !

Unë edhe pse nuk mbështes linjat editoriale të Top Channel, i bëjmë apel shoqërisë shqiptare të ndalojë dhunën kundër mediave dhe ndaj gazetarëve. Sulmi me armë është një akt i neveritshëm dhe i papranueshëm që nuk ka vend në shoqërinë tonë.  Ne si gazetarë kemi detyrimin dhe dëshirën pavarësisht mangësive për të informuar publikun dhe kjo është e pamundur pa një mjedis të sigurt dhe paqësor për të punuar.  

Reality TV mund t’i bëjë njerëzit të varur sepse ofron një burim të vazhdueshëm stimulimi dhe argëtimi, dhe mund të përdorë dëshirat tona themelore njerëzore për dramë, konflikt dhe zgjidhje. Por ai është fake Reality, është  i Rrenë -Reality.  

“Megjithatë, është e rëndësishme të jemi të vetëdijshëm për efektet e mundshme negative dhe të balancojmë Reality TV si konsum me aktivitete dhe marrëdhënie të tjera të shëndetshme.” – shkruan Jennifer Harman, një psikologe dhe autore amerikane.

Ndaj ju lutem organeve kompetente shtetërore të ndihmojnë, në ndalimin e dhunës dhe në mbrojtjen e lirive të gazetarisë dhe të shtypit!. Kjo është një shprehje e solidaritetit njerëzor dhe profesional në mes të mediave.

Ndal dalldisë idiote qoftë dhe masive të Big Brother!  Koha sot është të mendojmë më thellë për fatin e shtyllës të katërt të demokracisë në Shqipëri, që ajo mos jetë vulnerabile, të mos jetë objekt shitje- blerjesh ekonomike, e preh e presioneve politike, e një mjet tru-shpëlarës për shoqërinë  shqiptare, pasi  big-brother-i vërtetë, kryeministri Edi Rama, i cili rri e kundron Shqipërinë, si fermën e Kafshëve të Orwellit.

"Top Channel" is sold, the shares are transferred to the company
"Top Channel" is sold, the shares are transferred to the company