Po me Bazën e Kuçovës, çfarë keni xhanëm?

Shefqet Kercelli

Ne keto dite post Blinken, ne mediat shqiptare vazhdojne llafollogjite, mediokriteti, brockulla e analizat pa fund, ku jane perfshire lloj-lloj njerzish, ku spikat injoranca dhe niveli i ulet per temat qe diskutohen. Mjaft gazetaruce, ne studiot e tyre po perpiqen te bindin opinionin se, trajtojne tema te medha dhe medemek per kete kane afruar ne studio, stratege e personalitete te shquara?!

Ne kete kakofoni kukuvajkash te bejne pershtypje mjaft komente e analiza dashakeqese e denigruese per bazen ajrore te Kucoves.

Keto zera te sjellin ne kujtese ato vite ogurzeza 1946-1950, kur Shqiperia u shkeput nga perendimi, dhe tani qe u rikthye ne familjen e saj, aleancen perendimore, keto zera rishfaqen vajtuese, vetmitare, dashakeqese.

Baza e Kucoves, eshte frut konkret i bashkepunimit 30 vjecar midis Shqiperise dhe NATO-s, nje nga arritjet me te medha te ketij bashkepunimi ne dy shekuj.

Krahu juglindor i NATO-s ka shprehur deshiren qe para shume vitesh per nje baze ajrore ne Ballkan. Por dhe ne e kemi kerkuar nje gje te tille. venia ne funksion e saj, eshte kontribut i ushtarakeve shqiptare dhe gjithe qeverive te majta apo te djathta. Ajo nuk eshte as e Saliut, as e Likes apo Edit,

Eshte aset strategjik i popullit Shqiptar.

Tashme qe ajo do vihet ne funksion, mediatike, anal-iste sharlatane, qe duket se kane gelltitur nonje luge corbe te prishur, pa kurfare niveli e lidhje, kane mare persiper ta banalizojne e nencmojne rolin qe ka kjo baze per sigurine e vendit tone dhe rajonit.

Pse nuk citojne cbene greket dhe italianet ne vitet 1946-1960? cfare te mira e perfitime i sollen bazat e NATO-s? jo vetem per sigurine, por dhe per ekonomine, zhvillimin .

Keta fytyra, por risjellin ne vemendje politiken e mbrapshte te shtetit komunist, ne keto vite.

E cfare i gjeti greket dhe italianet qe pranuan me deshire baza te tilla?

vetem zhvillim e siguri.

Jane keta tipa, qe ndersa deri dje thoshin,- e kemi hapesiren ajrore zbuluar, skemi avione, tani qe do kemi nje baze ajrore te fuqishme, sajojne lloj-lloj genjeshtrash.

Mos harrojme se avionet e NATO-s ne 1999, qe bombarduan Serbine per clirimin e Kosoves, u nisen nga bazat ajrore ne Itali, nga Avijano,

e pse mos i kemi bazen ajrore vete?!

Se ajo baze, ne nje fare menyre, ne radhe te pare do i sherbeje jo vetem Shqiperise, por krejt shqiptareve ne ballkan.

A e dini cdo te thote qe djemte e vajzat shqiptare te pilotojne nje F-16?

Ukrainasit po vriten per te siguruar avione te tille, ndersa turqit spo lene mjet politik, diplomatik e ushtarak, per te blere avione F-18.

E pra, ne vend qe keta anal-ista te sajuar, te diskutojne ceshtje te tilla, se si shteti shqiptar duhet te permbushe detyrimet qe ka ndaj bazes, se si komuniteti e popullata te pershtatet sa me mire me bazen, ashtu si greket, italiante, rumunet, polaket, etj…

keta sharlatane stisin lloj-lloj pallavrash per kete Baze.

Por,cfaredo qe te shpifin, cfare do qe te bejne, nuk ja ulin vlera e rendesine kesj baze.

Ta fikosje cilido, baza e Kucoves, baza e Pashalimanit dhe qendra stervitore Bize, jane trekendeshi kryesor i sigurise se popullit shqiptar dhe nuk mund ti pergojoje lloj-lloj injoranti e dashakeqesi.

Ne trajtimin e kesaj ceshtje, apo problemi te sigurise kombetare, ka limite, dhe keta persona qe tejkalojne keto limite, duke llomotiur ci vjen ne mendje, mbase kane gelltitur e nonje luge corbe diku, duhet te jene objekt i sherbimeve tona te sigurise.

Kuçova do të shërbejë edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky investim strategjik i NATO-s në Shqipëri do të sjellë një standard të ri për Forcat e Armatosura,

Gjithashtu do të shërbejë si bazë mbështetëse e NATO-s, duke ofruar transport ajror, mbështetje logjistike, policimin ajror si dhe trajnime dhe stërvitje.

4 marsi po afron!

Eshte ngjarje historike per krejt popullin shqiptar, jo vetem per qytetaret e Kucoves e pilotet tane.

Le ta kthejme kete nje feste popullore, ku te marin pjese qytetare dhe pilote shqiptare te vjeter e te rinj.

Nje pershendetje te vecante per te gjithe ushtaraket shqiptare, qe sherbejne ne kete baze dhe bashkepunojne me koleget e NATO-s!

Fluturo shqipe,

bashke me keshtjellen fluturuese Kucove!