Njoftimi i Policisë, Durrës:
Kontrolle të shtuara nga Policia e Durrësit, në zonat bregdetare, për kapjen e personave që lëviznin me armë apo me sende të kundërligjshme me vete.
Si rezultat i kontrolleve kapet dhe arrestohet në flagrancë një 20-vjeçar që lëvizte me armë zjarri me vete.
Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe 2 palë pranga si ato të Policisë.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja” në DVP Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në zona bregdetare, gjatë kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që lëvizin me armë zjarri apo me sende të kundërligjshme me vete, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ndaluar për kontroll në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasin Kejvin Gjegja.
Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, në çantën e tij të dorës, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën 2 palë pranga hekuri si ato të Policisë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, shtetasin Kejvin Gjegja, 20 vjeç, banues në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.