Prishtinë, 5 qershor 2026 – Policia e Kosovës njoftoi të premten se një aktivist i Listës Serbe është ndaluar nën dyshimin për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me votimin, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit. Të ndaluarit i është caktuar ndalimi deri në 48 orë
Policia bëri të ditur se, gjatë kontrollit, te i arrestuari ka gjetur dhe konfiskuar materiale dëshmuese, si dhe i ka marrë në pyetje dy dëshmitarë. Ajo njoftoi se, sipas hetimeve zyrtare, Policia njoftoi se personi i ndaluar, sipas hetimeve zyrtare, personi i ndaluar u kishte bërë thirrje qytetarëve serbë që të shkonin në një lokal në fshatin Uglar, ku do t’u jepte udhëzime që të votonin për Listën Serbe dhe kandidatët e saj.
“Në këmbim të votës, dyshohet se atyre u ishte premtuar se do ta fitonin të drejtën për përfitime sociale që i paguan shteti i Serbisë”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Në këmbim të votës, dyshohet se atyre u ishte premtuar se do ta fitonin të drejtën për përfitime sociale që i paguan shteti i Serbisë”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës nuk e publikoi identitetin e të arrestuarit, por Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë njoftoi se i ndaluari është Aleksandar Trajkoviq nga fshati Uglar, aktivist i Listës Serbe.
Në zgjedhjet e së dielës do të marrin pjesë vetëm dy subjekte politike serbe: Lista Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi, dhe partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit, i cili deri tani ka qenë pjesë e koalicionit qeverisës në Kosovë.
Para disa ditësh në Kosovë janë ndaluar edhe shtatë drejtorë të institucioneve arsimore dhe shëndetësore që veprojnë në territorin e komunës së Graçanicës në kuadrin e sistemit të Serbisë, për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar në vullnetin zgjedhor të votuesve serbë n Kosovë.
Këto ndalime vijnë pasi Rashiq pretendoi se rreth 20 persona që e mbështesin atë janë pushuar nga puna, për çka ka raportuar edhe Radio Evropa e Lirë.
Aleksandar Trajkoviq është kryesues i Organit të Përkohshëm Komunal të Fushë Kosovës, i cili funksionon në kuadrin e sistemit administrativ të Serbisë.
Autoritetet kosovare i kanë mbyllur pothuajse të gjitha institucionet paralele serbe në Kosovë, ttë cilat konsiderohen struktura ilegale, por Beogradi shumicën prej tyre vetëm i ka zhvendosur në qytete kufitare në territorin e Serbisë.
Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq, tha se Trajkoviqit i është caktuar paraburgim prej 48 orësh dhe se “narrativët e rremë me të cilët Prishtina përpiqet ta diskreditojë nuk do të kalojnë”.
Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fillim të qershorit u bëri thirrje të gjithëve të votojnë për Listën Serbe, gjë që është praktikë para çdo procesi zgjedhor në Kosovë ku merr pjesë kjo parti më e madhe e serbëve të Kosovës.
Po ashtu, Komisariati për Refugjatë i Serbisë u ka bërë thirrje personave të zhvendosur ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet kosovare, ndërsa Petkoviq po viziton qytete në Serbi ku bisedon me të zhvendosurit dhe i fton të votojnë për Listën Serbe.
Në zgjedhjet e fundit, Lista Serbe fitoi nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, ndërsa një vend e fitoi Rashiq.