Policia e Kosovës: Tre policët e kidnapuar në territorin e Kosovës janë policë kufitarë

Prishtinë, 14 qershor 2023 – Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka njoftuar për kidnapimin e tre zyrtarëve policorë thellë në territorin e Kosovës, në zonën kufiitare me Serbinë.

“Ka ndodhur një kidnapim nga forcat serbe. Policia e Kosovës thotë se zyrtarët e Policisë kanë qenë në pikën statike në Bare, thellë në territorin e Kosovës. Ata kanë qenë në detyrë që të parandalojnë kontrabandimin e mallrave”, ka deklaruar Kelani, në një konferencë për media.

Ai ka thënë se policët e arrestuar janë zyrtarë kufitarë patrullues dhe jo pjesëtarë të njësive speciale, siç pretendon Serbia.

“Zyrtarët policorë janë të moshës së shtyrë që kanë punuar me vite në Policinë e Kosovës”, ka shtuar ai.

Kelani ka shpjeguar se pjesëëtarrët e Policisë së Kosovës kanë vënë re lëvizje të njësiteve serbe që dyshohet se janë njësi policore.

“Menjëherë njësitet policore kanë shkuar në atë lokacion, por aty kanë qetur vetëm automjetin zyrtar po jo edhe tre policët”, ka thënë ai.

Kelani ka thënë se institucionet ndërkombëtare në Kosovë janë njoftuar për ngjarjen me qëllim që të ushtrojnë presion ndaj auroriteteve serbe që policët e kidnapuar  të lirohen sa më parë.

Në konferencën për medie është treguar edhe harta në të cilën është shenjuar vendi ku janë kidnapuar tre zyrtarëtpolicorë të Kosovës.

Autoritetet serbe kanë publikuar edhe fotot e tre zyrtarëve policorë të kidnapuar. Të cilat përgënjeshtrojnë deklararat se ata janë pjesëtarë të njësisë speciale të policisë së Kosovës, siç është thënë, “të armatosur rëndë”.

(r.m.)