Policia e Kosovës vazhdon hetimet në Banjskë e në zonën përreth

Prishtinë, 26 shtator 2023 – Policia e Kosovës po i vazhdon hetimet në zonën rreth fshatit Banjë të komunës së Zveçanit, ku të dielën pati përleshjeje të armatosur me një grup terroristësh serbë, në të cilat mbeti i vdekur një polic dhe tre sulmues.

Të martën, policia ka vazhduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet thera në  Banjskë e rrethinë.

Hyrja në fshat vazhdon të jetë e bllokuar. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka thënë se ende nuk dihet se kur do të lejohet qarkullimi,

“Policia ende nuk e ka mbaruar punën, nuk dihet se kur do ta bëjë, ndoshta sot gjatë ditës”, ka thënë Elshani për Radion Evropa e Lirë

Ai ka thënë se në Banjskë mund të hyjnë dhe të dalin vetëm banorët e fshatit për nevoja urgjente.

Policia e Kosovës njoftoi se edhe dy persona të tjerë janë arrestuar të hënën në mbrëmje në hotelin Banjska në fshat. Policia tha se ata janë ndaluar për armëmbajtje pa leje dhe po verifikohen nëse kanë marrë pjesë në sulmet ndaj saj.

(r.m.)