Policia e Shtetit i paralajmëron qytetarët për skemat mashtruese me kredi të rreme

Tiranë, 30 janar 2026 – Policia e Shtetit ka postuar një reagim publik nëpërmjet të cilit i ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e disa skemave mashtruese me kredi të rreme që po qarkullojnë në internet.

“Janë evidentuar raste kur persona të panjohur, përmes faqeve të dyshimta në internet, rrjeteve sociale apo mesazheve elektronike, paraqiten si përfaqësues të institucioneve financiare dhe i nxisin qytetarët të aplikojnë online për kredi, me qëllim përfitimin monetar në mënyrë mashtruese”, thuhet në paralajmërimin e Policisë së Shtetit.

Në paralajmërim thuhet se këto oferta janë mashtruese dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e tyre, pasi rrezikojnë të dhënat personale dhe financiare.

“Të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos dërgojnë para, të dhëna bankare apo dokumente personale te persona të paidentifikuar apo faqe interneti të pasigurta”, thuhet në paralajmërimin e policisë.

Policia e Shtetit i inkurajon qytetarët që për veprime bankare të përdorin vetëm kontaktet zyrtare të bankave përkatëse ose. në rastet kur kanë mundësi, të paraqiten vetë fizikisht pranë degëve bankare.

(r.m.)