Policia: Në protestën e serbëve në Mitrovicën Veriore morën pjesë rreth 1.800 vetë

Prishtinë, 12 shkurt 2024 – Policia e Kosovës ka njoftoi se rreth 1.800 vetë kanë marrë pjesë në protestën e serbëve kundër rregullores që Bankës Qendrore të Kosovë që e ndalon përdorimin e dinarit serb në transaksionet me para të gatshme në Kosovë, e cila u mbajt sot (e hënë) në Mitrovicën Veriore. Në njoftim thuhet se protesta ka qenë e qetë dhe ka përfunduar pa incidente.

“Protesta në të cilën kanë marrë pjesë rreth 1.800 persona, përfshirë ata të cilët nga rajone të ndryshme kanë ardhur në formë të organizuar me autobusë e vetura, ka përfunduar në ora 12:30 dhe ka kaluar e qetë pa ndonjë incident”, thuhet në njoftim.

Policia bëri të ditur se organizatori i protestës e kishte paralajmëruar atë konform Ligjit për Tubimet Publike.

“Ashtu siç parashihet me ligjin mbi tubimet publike, protesta ka qenë e paralajmëruar nga organizatori, e që në këtë rast ka qenë shoqata e pensionistëve si dhe parimisht ishte marrë pëlqimi nga autoritetet komunale për shfrytëzimin e hapësirës publike”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Policia bëri të ditur se ajo i kishte ndërmarrë me kohë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e pjesëmarrësve dhe për ruajtjen e rendit e qetësisë, para protestës, gjatë protestës dhe pas përfundimit të saj.

Policia e Kosovës theksoi se ajo e njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, për fjalën e lirë në tubime publike dhe për protesta e manifestime publike të qytetarëve, në pajtim me Kushtetutën e Kosovës dhe me ligjet në fuqi.

Sipas të dhënave të përafërta, në Kosovë jetojnë rreth 120 mijë serbë. Lista Serbe, partia më madhe e serbëve në Kosovë, e cila kontrollohet nga Beogradi, 100 mijë serbë preken nga rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovë që e ndalon përdorimin e dinarit serb në transaksionet me para të gatshme në Kosovë.

Autoritetet e Kosovës thonë se kjo rregullore ka qëllim kontrollin e parave që hyjnë në Kosovë dhe jo shkurtimin e mundësisë që serbët e Kosovës të pranojnë para nga shteti i Serbisë. Banka Qendrore e Kosovës ka thënë se Serbia mund t’u dërgojë para serbëve në Kosovë përmes sistemit bankar. Për këtë qëllim ajo u aka mundësuar serbëve hapjen dhe mirëmnbajten pa pagesë të llogarive në bankat e licensuara në Kosovë.

Të hënën, Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se faza e tranzicionit për ndalimin e përdorimit të valutave të huaja, përfshirë dinarin e Serbisë, në transaksionet me para të gatshme në Kosovë do të zgjasë tre muaj.

(r.m.)

Comment

*