Prattipati dhe Murati diskutuan për zgjerimin e kompanive amerikane në Kosovë

Prishtinë, 3 mars 2026 – E ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është takuar sot me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Ambasada amerikane bëri të ditur se në këtë takim është diskutuar për prioritet e ardhshme të zhvillimit në Kosovë. Në njoftim thuhet se SHBA i mirëpret mundësitë për zgjerimin e kompanive amarikane në Kosovë dhe një shkëmbim më të madh tregtar me interes për të dy vendet.

“E ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, u takua sot me ministrin e Financave Hekuran Murati për të diskutuar për prioritetet e ardhshme të investimeve në Kosovë dhe për projektet e mëdha të zhvillimit. Ndërsa projektet e rëndësishme të infrastrukturës ecin përpara, ne i mirëpresim mundësitë e zgjeruara për kompanitë amerikane dhe një angazhim më të fortë tregtar që përparon interesat e përbashkëta ekonomike”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në platformën X.

Diplomatja amerikane ka takuar sot edhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku po ashtu është diskutuar për zgjerimin e bashkëpunimit mes SHBA-së e Kosovës dhe për mbështetjen e qeverisjes lokale për përmirësimin e mirëqenies për të gjitha komunitetet në Kosovë.

(r.m.)

Comment

*