Presidenti Begaj e dekreton Vlora Hysenin drejtuese të SHISH-it

Tiranë, 3 prill 2023 – Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, e dekretoi emërimin e zonjës Vlora Hyseni drejtuese të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Zonja Hyseni u propozua për këtë pozitë nga kryeministri Edi Rama.

Propozimi shkaktoi një valë reagimesh, për shkak të pozitës që ka mbajtur ajo në Shërbimin Informativ të Kosovës, nga e cila ishte shkarkuar nga Presidentja e Kosovës.

foto galeri

Vlora Hyseni e ka udhëhequr katër muaj AKI-në (Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës). Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës të Kosovës nga dhjetori i vitit të kaluar, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të këtij viti, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Zonja Hyseni i flet disa gjuhë të huaja. Në shkurt të vitit 2019, ajo ishte emëruar zëvendësdrejtoreshë e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Më parë ka qenë drejtoreshë për marrëdhënie me jashtë në AKI.

Në njoftimin për shkarkimin e Vlora Hysenit, thuhej ky vendimi ishte marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

Presidenca dhe Zyra e Kryeministrit të Kosovës kanë paralajmëruar Vlora Hysenin se mosruajtja e informacioneve që ajo i posedon nga puna në AKI, do të mund t’i kushtonte asaj.

“Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar”, thuhej në njoftimin zyrtar.

(Balkanweb)