Presidenti i Autoritetit Palestinez: Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e Gazës pas luftës

Nju Jork, 25 shtator 2025 – Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, në një fjalim para Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha se populli i tij e kundërshton sulmin e Hamasit ndaj Izraelit, të kryer në tetor të vitit 2023.

Gjatë fjalimit të shkurtër, Abbas tha se Autoriteti Palestinez “është i gatshëm të marrë përgjegjësinë e plotë për qeverisjen dhe sigurinë” në Gazë dhe theksoi se Hamasi nuk do të ketë rol në qeverisjen e Rripit të Gazës pasi të ketë përfunduar lufta dhe se pjesëtarët e kësaj organizate politike e ushtarake duhet t’i dorëzojë armët para administratës së tij.

Abbas tha se Izraeli po kryen gjenocid ndaj palestinezëve në Gazë, duke shkatërruar qytete e vendbanime të tëra, duke përdorur urinë sim jet lufte dhe duke e zhvendosur popullsinë nga vebndbanimet e tyre.

“Fushata e Izraelit në Gazë nuk është agresion, por është krim lufte dhe krim kundër njerëzimit”, theksoi ai.

Por, ai u shpreh me tone optimiste për të ardhmen e palestinezëve.

“Agimi i lirisë do të vijë”, tha ai.

Abbas shpalosi vizionin e tij për një shtet palestinez në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Gazë.

Abbas i falënderoi udhëheqësit botërorë për mbështetjen e palestinezëve gjatë luftës në Gazë, duke shtuar se njohjet e fundit të shtetësisë palestineze i kanë dhënë popullit të tij shpresë për paqe dhe përfundim të konfliktit. Ai mirëpriti vendimet e Francës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë për njohjen e shtetit palestinez, duke u bërë thirrje edhe shteteve të tjera që ta bëjnë një gjë të tillë.

Megjithatë, ai shtoi se njohja simbolike nuk është e mjaftueshme për të adresuar problemin aktual.

“Është koha që komuniteti ndërkombëtar të veprojë me drejtësi për popullin palestinez, në mënyrë që ata të kenë të drejtat e tyre legjitime për të shporrur okupimin dhe të mos mbesin pengje të politikave të Izraelit, që mohojnë të drejtat tona dhe vazhdojnë padrejtësinë ndaj nesh, vazhdojnë shtypjen dhe agresionin”, tha Abbas.

“Nuk mund të ketë drejtësi, nëse Palestina nuk është e lirë”, theksoi ai.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas iu drejtua Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara përmes video-lidhjes, pasi Shtetet e Bashkuara të Bashkuara ia refuzuan refuzuan kërkesën për vizë për të marrë pjesë fizikisht.

(r.m.)