Presidentja e Osmani e vlerësoi rolin e gjeneralit Clark për çlirimin e Kosovës

Prishtinë, 14 nëntor 2024 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të enjten në takim gjeneralin Wesley K. Clark, ish-komandantin suprem të NATO-s për Evropë, i cili e udhëhoqi ndërhyrjen ushtarake të NATO-s për mbroijtjern e popullit të Kosovës nga gjenocidi serb, në vitin 1999.

Presidentja Osmani e ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të gjeneralit Clark për çlirimin e Kosovës.

“Vendosmëria dhe lidershipi juaj i kontribuuan lirisë së Kosovës, duke siguruar një të ardhme ku dinjiteti mbizotëron mbi frikën dhe shtypjen”, ka theksuar ajo.

Presidentja Osmani e ka njoftuar gjeneralin Clark për progresin e Kosovës ndër vite, duke vënë në dukje punën e vazhdueshme për forcimin e pozitës së Kosovës në skenën ndërkombëtare, si edhe për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ajo ka theksuar se e ardhmja e Kosovës është e qartë me synimin për integrim në botën euro-atlantike dhe për partneritet të qëndrueshëm me Shtetet e Bashkuara.

This image has an empty alt attribute; its file name is Wesley-Clark-e-Vjosa-Osmani-ne-Prishtine.jpg

(r.m.)