Prishtinë, 6 prill 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka pritur të enjten në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Kabineti i Presidentes ka njoftuar se në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend e në rajon, si edhe bashkëpunim e vazhdueshëm në mes institucioneve të Kosovës dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në avancimin e marrëdhënieve bilaterale.
Në njoftim thuhet se Presidentja Osmani dhe ambasadori Hovenier kanë diskutuar edhe për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, si edhe për momentumin e ri për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në forcimin e pozitës ndërkombëtare të saj.
(r.m.)