Presidentja Osmani e dekoroi kontigjentin ukrainas të KFOR-it

Prishtinë, 16 mars 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,e dekoroi me Medaljen Presidenciale Ushtarake kontigjentin ukrainas të KFOR-it që e përfundoi shërbimin në Kosovë për t’u kthyer në Ukrainë, për të mbrojtur vendin nga agresori  rus.

Në ceremoninë e dorëzimit tëdekoratës, Presidentja Osmani e shprehu mirënjohjen e qytetarëve të Kosovës për kontributin e kontigjentit ukrainas të KFOR-it  për ruajtjen e paqes e të sigurisë në Kosovë. Ajo e vlerësoi gjithashtu trimërinë e ushtrisë ukrainase në luftën kundër agresionit rus.

“Medalja e sotme është një mishërim i mirënjohjes sonë ndaj ushtrisë suaj, si dhe mënyra jonë për të respektuar profesionalizmin që ata kanë shfaqur në Kosovë dhe trimërinë që po shfaqin gjatë kësaj kohe të errët për kombin ukrainas”, tha Presidentja Osmani.

Ajo shprehu gjithashtu solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës, i cili popërballet me agresionin rus ndaj lirisë epavarësisë së Ukrainës dhe ndaj vlerave demokratike të këtij vendi.

Kontigjenti prej 40 trupash të Regjimenteve Inxhinierike të Forcave të Armatosura të Ukrainës do të kthehet në atdhe pas vendimit të Presidentit Volodymyr Zenelskyy për tërheqjen e ushtarëqve ukrainas nga të gjitha misionet jashtë vendit.

Prej vitit 1999, në  kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë kanë shërbyer 1400 ushtarë ukrainas.

Kosova i është bashkuar vendimit të botës demokratike për vendosjen e sanksioneve ngaj Rusinë për shkak të agresionit të paprovokuar ndaj Ukrainës. Në përpjekje për të mbështetur popullin ukrainas në këto kohë të vështira, Kosova është zotuar të pranojë 5000 refugjatë ukrainas dhe do të mbështesë 20 gazetarë ukrainas që do të punojnë në distancë nga Kosova.

 

(r.m.)