Presidentja Osmani kërcënohet me jetë

Prishtinë, 19 maj 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë gjatë kësaj jave, njoftoi të hënën këshilltari i saj për media, Bekim Kupina.

Ai njoftoi se në një email me adresë anonime që është dërguar në adresën e Presidencës së Kosovës pak ditë më parë, presidentja Osmani është kërcënuar me jetë, duke u quajtur ndër të tjera edhe “kriminele antikushtetuese”.

Screenshot_28

Kupina ka thënë se ky kërcëm vjen pas dhjetëra kërcënimeve të tjera ndaj Presidentes Osmani,  shumë prej të cilave janë bërë edhe nga profile të identifikueshme, edhe me emër e mbiemër, por institucionet kompetente nuk kanë ndërmarrë kurrfarë masash.

“Çfarë i bashkon të gjitha? Mosveprimi i institucioneve të drejtësisë”, ka thënë Kupina.  

“Përkundër dhjetëra kërcënimeve — shumica prej tyre kërcënime me jetë — asnjë veprim nuk është ndërmarrë ndaj kërcënuesve për vite me radhë. Kjo, edhe pse në shumicën e rasteve, kërcënimet bëhen me emër, mbiemër dhe nga profile të identifikueshme. Disa kërcënime janë bërë madje edhe në emisione televizive, por edhe atëherë kanë munguar veprimet për t’i përballur kërcënuesit me përgjegjësi”, ka thënë ai. 

“Rasti i kërcënimeve të njëpasnjëshme me jetë ndaj Presidentes dhe familjes së saj është i vetmi në historikun e institucioneve, siç na është thënë nga institucionet e sigurisë, ku asnjë nga kërcënuesit nuk është përballur me drejtësinë. Kur kërcënimet e rënda nuk trajtohen me seriozitetin që meritojnë, ato jo vetëm që nuk ndalen — përkundrazi, inkurajohen. Kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerë të ndjekin të njëjtin model: nxitje dhune, thirrje për eliminim fizik dhe përçmim të plotë ndaj rendit kushtetues”, ka thënë Kupina. 

“Kjo klimë e rrezikshme nxit të tjerë të ndjekin të njëjtin model: nxitje dhune, thirrje për eliminim fizik dhe përçmim të plotë ndaj rendit kushtetues”, ka theksuar ai.

(r.m.)