Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin e Paqes në Paris

Prishtinë, 10 nëntor 2022 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris, krahas liderëve të tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare.

Edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris do të mbledhë liderë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, bizneseve, bankave zhvillimore për të diskutuar eliminimin e krizave të shumëfishta globale, duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit.

Presidentja Osmani do të jetë pjesë e panelit të diskutimit mbi bashkëpunimin në kohë kritike për kontinentin tonë bashkë, bashkë me presidenten e Hungarisë, Katlin Novák, dhe me Jean-Marie Guéhenno.

Presidentja Osmani do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti Macron dhe nga zonja e Parë e Francës për liderët botërorë që marrin pjesë në forum.

Ajo do të zhvillojë takime bilaterale me liderë tjerë, për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave aktuale të paqes dhe sigurisë.

Presidentja Osmani është ftuar së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu.

(r.m.)