Presidentja Osmani nis vizitën zyrtare në Iowa

Des Moines (Iowa, SHBA), 24 tetor 2023 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, ka nisur të martën vizitën zyrtare në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyra e Presdentes njofton se, përveç takimit zyrtar me guvernatoren e Iowas, Kim Reynolds, Presidentja Osmani do të ketë takim edhe me komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s, gjeneralmajor Stephen E.Osborn.

Presidentja Osmani do të zhvillojë një vizitë në Camp Dodge, kampin stërvitor të divizioneve të ushtrisë amerikane. Ajo do të takohet me kryetaret e qyteteve: Des Moines, Norwalk, Fort Dodge, Council Bluffs, Johnston dhe Cedar Fallsit.

Gjatë vizitës në SHBA, Presidentja Osmani pritet të marrë pjesë në një deebat në Drake University dhe një adresim në DMACC. Ajo do të jetë folëse kryesore në një ngjarje të udhëhequr nga President i Fondacionit të World Food Prize, ambasadori Branstad. Aty pritet ta dorëzojë çmimin e sivjetmë të World Food Prize.

Në fund të kësaj vizite Presidentja Osmani do të ketë një takim me komunitetin shqiptar në SHBA.

(r.m.)