Uashington, 9 korrik 2025 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi të mërkurën se në Departamentin e Shtetit në Uashington është kakuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan.
Presidentja Osmani ka thënë se ajo ka ritheksuar përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. Ajo ka shprehur gjithashtu interesin e Kosovës për avancimin e bashkëpunimit me SHBA-të në fushat kyçe si: mbrojtja, ekonomia dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë.
“Në Departamentin e Shtetit në Washington D.C., takova Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, me të cilin ritheksuam përkushtimin tonë për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë.
Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, ka shkruar Presidentja Osmani në rrjetet sociale.
(r.m.)