Presidentja Osmani vlerëson mbështetjen e Arabisë Saudite për Kosovën

Prishtinë, 23 maj 2024 – Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim një delegacion parlamentar nga Arabia Saudite, pjesë e të cilit kanë qenë edhe anëtarë të grupit parlamentar të miqësisë Arabi Saudite-Kosovë.

Zyra e Presidentes së Kosovës bëri të ditue se Presidentja Osmani e ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite për Kosovën, sidomos në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe mbështetjen në fusha të ndryshme për popullin e Kosovës.

Në njoftim thuhet se delegacioni parlamentar i Arabisë Saudite ka ofruar mbështetjen e plotë përderisa të këtij vendi për fuqizimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për rritjen e bashkëpunimit ekonomik midias dy vendeve,si edhe për rritjen e mbështetjes se Arabissë Saudite për projekte të ndryshme për kategoritë në nevojë në Kosovë.

Arabia Saudite e ka mbështetur financiarisht disa projekte të rëndësishme për përmirësimin e shërbimeve për qytetarët në Kosovë.

(r.m.)