Presidentja Shiroka Pula informohet për situatën e sigurisë në Kosovë

Prishtinë, 9 tetor 2026 – Ditën e dytë në detyrë, Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka ptitur krerët e dy prej institucioneve vitale të mbrojtjes e të sigurisë së Kosovës: komandantin e FSK-së, general-lejtënant Bashkim Jasharin dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajetin.

Presidenca njoftoi se Presidentja Shiroka – Pula, njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), dhe gjenral-lejtënant Jashari kanë biseduar për zhvillimet aktuale në fushë të mbriojtjes e sigurisë dhe për ngritjen e kapaciteteve të FSK-së,

“Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale në fushën e sigurisë dhe për rëndësinë e vazhdimit të punës në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të FSK-së, në përmbushje të misionit të saj kushtetues”, thuhet në njoftim.

Presidentja Shiroka Pula e ka theksuar rëndësinë e FSK-së në ruajten e paqes dhe integritetit territorial të Kosovës.

Ndërkaq, në takim me kreun e AKI-së, Presidentja Shiroka – Pula është njoftuar për situatën e sigurisë kombëtare, njoftoi Presidenca.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit është diskutuar edhe për koordinimin e veprimeve të institucioneve të sigurisë për garantimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

(r.m.)