Prindërit e të rinjëve serbë të vrarë në kafenenë “Panda” në Pejë: Vuçiqi dhe Prokuroria ta thonë të vërtetën

Beograd, 26 dhjetor 2022 – Prindërit e gjashtë të finjëve serbë të vrarë në kafenenë “Panda” në Pejë në vitin 1998, qe gjashtë vjet kërkojnë të takohen me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për të mësuar të vërtetën lidhur me këtë masakër.

Në vitin 2013, Vuçiq kishte deklaruar se masakra në kafenenë “Panda” nuk ishte kryer nga shqiptarët, siç kishin thënë autoritetet serbe në kohën që ajo ishte kryer.

“Që nga 5 shtatori i vitit 2017, më shumë se 10 herë i kemi shkruar zyrës së Presidentit të Serbisë, ku kemi kërkuar të bisedojmë me presidentin Vuçiq, por ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Gjithashtu, kemi kërkuar nga Prokuroria e Krimit të Organizuar që Vuçiqin ta marrë në pyetje lidhur me deklaratat e tij publike për krimin në ‘Panda’, por as kjo kërkesë nuk ësnhtë pranuar”, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Beta, Lubomir Ristiq, babai i Svetislavit (18 vjeç), i cili ishte vrarë në këtë masaktër.

Prindërit e gjashtë të rinjëve të vrarë, pas 24 vjetësh të kërkimit të së vërtetës, nuk kanë dyshim se vendimi për masakrën në kafenenë “Panda” ishte marrë nga kreu i shtetit.

“Zoti President, ju e dini dhe ne prindërit e dimë se vrasja e djemve tanë në kafenenë ‘Panda’ në Pejë ka qenë çështje shtetërore për të cilën është vendosur në kreun e shtetit. Bëhet fjalë për terrorizëm shtetëror par excellence. Theksojmë se ka edhe arsye të tjera të cilat do t’i paraqesim në bisedë me ju, në mënyrë që autoriteti që merret me rastin të ndjekë penalisht krimin, pas gati 24 vjetësh”, thuhet në njërën nga shkresat e prindërve drejtuar Vuçiqit më 6 qershor 2022.

Llazar Obradoviq, djali i të cilit, Ivani (15 vjeç) i kishte vdekur përpara syve, më 14 dhjetor 1998, ka thënë se e vërtetë e vetme është se krimi në “Panda” është kryer nga shteti serb.

“Të gjitha pushtetet e kanë trajtuar njësoj rastin e vrasjes së fëmijëve tanë. Është e qartë se (rasti) dirigjohet nga një qendër dhe se nuk ka vullnet të zbulohet se cilët kanë qenë urdhërdhënësit, organizatorët dhe kryesit e masakrës. Ne kemi biseduar me dhjetëra zyrtarë shtetërorë, si të policixsë ashtu edhe të organeve tjera shtetërore, por askush nuk na ka thënë se krimi është kryer nga shqiptarët, por, përkundrazi, nga serbët”, ka theksuar Obradoviq.

Ai ka shtuar se prindërit e të rinjëve të vrarë në kafenenë “Panda” presin që Vuçiqi t’ua thotë të gjitha njohuritë që ka lidhur me rastin.

“Shërbimet shtetërore dhe Vuçiqi e dinë se kush ka urdhëruar, kush ka organizuar dhe kush i ka vrarë fëmijët në ‘Panda’. Është e papranueshme që e vërteta të fshehet qe më shumë se 24 vjet dhe presidenti i Serbisë të refuzojë të flasë me ne. Të premten ne iu drejtuam përsëri kabinetit të presidentit dhe, në qoftë se nuk do të na presë për bisedë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe në qoftë se nuk marrim garanci të forta se hetimi do të përfundojë, ne do të jeni të detyruar ta radikalizojmë protestën tonë”, ka thënë Obradoviq.

Zvonko Gvozdenoviq, babai i Vukotës (16 vjeç) të vrarë në këtë masakër, beson se shteti po përpiqet me këmbëngulësi ta fshehë krimin e vet.

“Prokuroria deri më tani i ka dëgjuar 42 dëshmitarë. Kur ka nisur hetimi, në maj të vitit 2016, ne kemi zhvilluar shumë herë biseda me prokurorin e rastit dhe pas çdo takimi kemi kuptuar se shteti po na  keqorienton dhe po na mashtron gjithnjë e më shumë. Prej vitit 2017, Prokuroria refuzon çdo komunikim me ne prindërit”, ka thënëa Gvozdenoviq për Beta.

Ljubomir Ristiq ka thënë se që nga 17 shtatori 2017, familjet e djemve të vrarë kanë kërkuar shtatë herë të pranohen në Prokurorinë e Krimit të Organizuar, por çdo herë janë refuzuar.

“Duke marrë parasysh se nga Prokuroria e Krimit të Organizuar nuk kemi marrë përgjigje për kërkesat tona, gjithçka tregon se asgjë nuk është bërë dhe se hetimet janë ndërprerë”, ka thënë Ristiq.

Më 14 dhjetor 1998, në kafenë “Panda” kishin hyrë dy persona të maskuar dhe kishin shtënë me breshëri automatiku gjimnazistëtve pejanë që ishin grumbulluar aty. Nga të shtënat ishin vrarë Ivan Obradoviq (15 vjeç), Vukota Gvozdenoviq (16 vjeç), Svetislav Ristiq (18 vjeç) dhe Zoran Stanojeviq (18 vjeç) Ivan Radeviq (24 vjeç) dhe Dragan Trifoviq (18 vjeç), ishte plagosur Vlada Lonçareviq (18 vjeç), Mirsad Shaboviq (34) vjeç dhe Nikola Rajoviq (18 vjeç).

Deri më 28 dhjetor 2013, familjet e të rinjëve të vrarë dhe opinion publik ishin të bindur se krimi ishte kryer nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Por, Aleksandar Vuçiqi, atëherë zëvendës kryeministër i parë në Qeverinë e Serbisë dhe shef i Byrosë për Koordinimin e Shërbimeve të Sigurisë, kishte deklaruar se masakra në kafenenë “Panda” nuk ishte kryer nga shqiptarët.

“Krimin në ‘Panda’ nuk e kanë kryer shqiptarët, siç kemi besuar deri më tash. Opinion public do të tmerrohet kur të jetë zbuluar e vërteta’, kishte deklaruar Vuçiq në TV Pink.

Më vonë, Vuçiq u kishte thënë gazetarëve se është pothuajse i sigurt se e di se çfarë ka ndodhur në “Panda”, por kishte shtuar se “nuk ka prova” dhe se organet hetimore të Serbisë nuk mund të “krenohen” me mënyrën se si i kanë kryer hetimet.

This image has an empty alt attribute; its file name is Lokali-ku-gjendej-kafeneja-Panda-Peje.jpg

Pak ditë pas masakrës, policia (serbe) e kishte arrestuar në Pejë e rrethinë një grup të shqiptarëve, për të cilët kishte thënë se e kishin organizuar sulmin ndaj “Panda”. Nikolla Shainoviq, atëherë nënkryetar i Qeverisë Federale i ngarkuar për Kosovën dhe Metohinë, kishte deklaruar se “rasti Panda” ishte zgjidhur. Por më vonë aikishte deklaruar se kështu i kishte thënë policia.

Lubomir Ristiq, babai i Svetislavit të ndjerë, kathënë se qysh atëherë kishte mësuar se kfrimi nuk ishte kryer nga shqiptarët.

‘Kur e kanë arrestuar atë grup (të shqiptarëve) një mik i imi në Sekretariatin e Punëve të Brendshme në Pejë më ka thënë në konfidencë se ata shqiptarë (të arrestuar) nuk kishin kurrfarë lidhjeje me rastin ‘Panda’”, ka thënë Ristiq.

Shefi i atëhershëm i Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Pejë, Boro Vlahoviq, ka thënë më herët për gazetën “Danas” se rastin “Panda” ishte përgjegjësi e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror, pasi ky rast ishte cilësuar se akt terrorist, por kjo nuk e përjashtonte “përfshirjen e shërbimit të sigurisë publike” në punën për zbulimin e autorëve.

“Ne nga sigurimi publik punuam intensivisht për zbulimin e autorëve, por pas disa ditësh, kur pjesëtarët e Sigurimit të Shtetit e arrestuan një grup shqiptarësh për të cilët u tha se e kishin organizuar dhe kryer krimin në kafenenë ‘Panda’, ne nga siguria publike ndërpremë punën lidhur me rastin. Kur Sigurimi i Shtetit merr përsipër diçka dhe shpall se rasti është zbardhur, nuk është praktikë që sigurimi publik të vazhdojë të punojë në të njëjtin rast”, ka shpjeguar Vlahoviq gjatë marrjes në pyetje në Prokurorinë e Krimit të Organizuar.

Grupi i shqiptarëve të arrestuar (lidhur mekëtë rast) ishin liruar pas disa muajsh paraburgimi të kaluar në Leskovc, pasi nuk kishte asnjë provë se ata kishin marrë pjesë në krim.

Pak ditë para masakrës, televizioni shtetëror i Serbisë, RTS, në “Ditarin’ qendror, e kishte lexuar dy mbrëmje rresht, një, siç thuhej, “komunikatë” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku paralajmëroheshin sulme në vendet ku mblidheshin të rinjtë serbë.

Agjencia Beta mëson se Prokuroria er Krimit të Organizuar, e cila i ka zhvilluar hetimet, nuk ka hetuar se kush e kishte dërguar në RTS atë “komunikatë’ dhe kush kishte urdhëruar që ajo të lexohej dy netë me radhë.

Avokati Bozho Preleviq i ka thënë Betës se, kur ishte anëtar i Qendrës Koordinuese për Jugun e Serbisë, nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror i ishte thënë për rastin “Panda” poajo që Aleksandar Vuçiq e ka thënë në dhjetor të vitit 2013.

“Edhe njohurirë e Vuçiqit rrjedhin nga Sigurimi i Shtetit”, ka thënë Preleviq.

Sipas tij, qysh në fillim të viteve 2000 dihej se shqiptarët nuk kishin asnjë lidhje me krimin në “Panda”.

“Ata djem që janë vrarë nuk ishin fajtorë për asgjë dhe nuk ishin shënjestër specifike. Ata janë vrarë për të nxitur urrejtje më të madhe ndëretnike”, ka thënë Preleviq.

(Sipas agjencisë serbe “Beta”)