Pritet rezultat i ngushtë pas dy anketimeve kundërshtuese “exit-poll”

Një nga anketimet pas votimit (exit poll) ka nxjerrë Partinë Socialiste fituese të zgjedhjeve me vetëm një vend në Kuvend më shumë se shumica.

Një i dytë, ka dhënë një larmi numrash të mundshme vendesh parlamentare që duket se favorizojnë koalicionin e Partisë Demokratike ne bashkëpunim me Lëvizjen Socialiste për Intergim.

Përfundimi llogjik është se rezultati duhet të jetë i ngushtë dhe se asnjëra palë nuk e ka siguruar ende fitoren pavarësisht nga deklaratat. Vetëm numërimi i votave mund të fillojë të qartësojë situatën.

Nevojiten 71 deputetë në Kuvend për të pasur një shumicë qeverisëse.

Sipas anketimeve, PS mund të ketë nga 67 deri në 71 vende. PD nga 61 në 65, LSI nga 6 në 8 dhe PSD mund të ketë 1 ose 2 deputetë.

Këto rezultate nga një anketim pasvotimit i “Euronews” lë vend për të dy partitë kryesore të besojnë se mund të kenë fituar. Shumica e kombinimeve të numrave lë LSI-në si faktor përcaktues të shumicës. Sipas të gjitha gjasave, LSI do të preferojë koalicionin me PD-në dhe partitë e lidhura me të, sesa PS-në e kryeministrit Edi Rama.