Me guxim dëshmoi në institucionet amerikane me shkrime e peticione për historinë e trevave shqiptare të lëna jashtë kufijëve të Shqipërisë, ku natyrshëm duhet të valojë Flamuri i Skenderbeut.

Nga Pertefe Leka
‘’Më mungojnë disa lexues të gazetës ‘’Illyria’’. Ishte fjalia e parë që fillonte shkrimi i gazetarit të mirënjohur R. Avxhiu me titull ‘’Lexuesi Sami Repishti ‘’
Në të vërtetë Prof. Repishti me 27 Nëntor mbush një vit që nuk e shfleton Gazetën Illyria dhe të tjera, organe shtypi të përditshme, por na ka lanë ne të shfletojmë publicistikën e tij në mijëra faqe, ku brezat do të njohin Profesorin me kurajo që analizonte proceset historike që ndryshojnë situatat, studiuesin e shkaqeve me pasoja të rënda në shoqëri. Do të njohin shqiptarin tradicional që si një maratonomak në një marshim historik, nuk u ndal në vendin dhe në kohën në të cilën jetoi. Luftëtarin që farkëtoi fatin e vet duke qenë solidar me të tjerët për të shkruar historinë e vendit dhe të kohës vet . E ka shprehur Ai vetë’’ Jam dëshmitar okular i jetës në ferrin fashist e komunist në Shqipëri, jo si “politikan” a “personalitet”i makropolitikës shqiptare, por si student, si i ri që u ndërgjegjësova“
Ndaj si mbrojtës i çështjës kombëtare, që në rini e nuhati ideologjinë e huaj, që po shtresohesh mbi virtytet e bukura të një populli, që i ka ruajtur ato në mijëvjeçarë.
Me guxim qytetar si shqiptaro-amerikan Prof. Repishti
ngriti zërin me përgjegjësi morale për mbrojtjen e shqiptarëve të shtypur duke ia bërë të ditur se komunizmi, si një ideologji pa të ardhme, nuk mund të qëndrojë kurrë mbi kombin.
Si qytetar në vendin më demokratik të botës, i mbështetur te e drejta natyrale, të gjithë të barabartë para Zotit, te Deklarata e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, te Konventat Ndërkombëtare për këte çështje e deri në zbatimin praktik të ligjeve të vendosura nga drejtësia e shteteve, dhe Liria dhe demokracia e ShBA-ve. Ndaj përvetësoi vlerat më të larta qytetare dhe e ndiente veten përgjegjës për zhvillimet e ngjarjeve bashëkohore në vlerësimin e lirisë, humanizmin dhe solidaritetin kombëtar në respekt të vlerave të individit, duke i trajtuar të drejtat sociale dhe ato individuale me frymën e vëllazërimit. E quan fitore ndaj vetes -Luftën kundër Urrejtjes- Kjo e bën Universale kërkesën e tij paqësore ndaj të drejtave njerëzore … . Kur erdhi në Shqipëri pas shembjes së komunizmit, porsa zbriti në aeroport e shoqëroi përshëndetja : ‘’Kam ardhë me dashuri për të gjithë dhe urrejtje për askend’’ . I mirëpritur nga familjarë, miq e bashkëvuajtës, u bashkuan të gjithë me atë thirrje përbashkuese sepse ishin të dhunuar e të lodhur nga lufta e klasave, nuk donin të vazhdonin politikën vrastare. Mendonin dhe besonin se drejtësia e re do t’i dënonte mohuesit e lirisë së individit dhe të demokracisë.
Ndaj nga përvoja e gjatë në SHBA-të përsëriste postulatin:
“Suksesi im më i madh ka qenë dhe mbetet, fitorja ime kundër urrejtjes”SR
Me këte formim Prof. Repishti dinte ku ta drejtonte fjalën për të gjetur zgjidhjen e duhur .
Dëshminë e parë e paraqiti në Kongresin Amerikan 1965, ma vonë në Shtëpinë e Bardhë dhe në Departamentin e shtetit me gojë e me shkrim, ku dëshmoi vuajtjet dhe trajtimin çnjerëzor të bashkatdhetarëve shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi Preshevë…. Çamëri. . pikërisht aty ku pati jehonë pozitive.
“Peticioni Shqiptaro-Amerikan për gjendjen e shqiptarëve në Ballkan drejtuar Presidentit Clinton, Shtëpia e Bardhë , Washington D. C. …6 gusht 2018.
Prof. Repishti shkruante:
“Shqiptarët janë njeni nga popujt ma të vjetër të Europës. Megjithate, fryma e ndryshimeve që vjen sot mbi gjithë kontinentin nuk e ka prekë këte vend…Shqiptarët banojnë sot në Serbi, Mal të Zi, Greqi, fati i të cilave asht lanë në duert e tri autoriteteve respektive…. , Në Greqi pakica shqiptare gjindet përballë asgjesimit të plotë …. Lutem na ndihmoni !
“… Me këte angazhim të shtatë milionë shqiptarëve në Ballkan dhe përpjekjesh me ba nji histori të re në vendet që ata banojnë, kërkojnë me marrë pjesë në ndërtimin e nji bote të re…Ata kanë nevojë për ndihmën e Amerikës me gjetë rrugën me mbërrijtë këte piksynim…. .
Përgjigje nga Presidenti
“I nderuemi Sami. . ju falenderoj për letrën tuej të datës 11 qershor……. . Administrata ime po punon ngushtësisht me partnerët tonë Evropianë, tue përfshi edhe Organizatën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Europë, me ndihmue ringritjen e institucioneve demokratike dhe me përmirësue situatën e të gjithë shqiptarëve……(përkthyer nga S. R. )
Po kështu ishte edhe letra drejtuar, Madeleine K. Albright në prag të takimit të saj me Dr. I. Rugova, ku i parashtron tri kërkesa -opsione, që do t’i duhej t’i shqyrtonte administrata amerikane me qellim të gjetjes së mënyrës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Këto eksperienca janë frymëzuese dhe frytdhënëse, janë mësime për pasardhësit si të veprojnë në zgjidhjen e problemit etnik të shqiptarëve që janë gjithmonë të rrezikuar nga fqinjët në veri dhe në jug e të ndarë në 6 shtete
Pas çlirimit të Kosovës Prof. Repishti iu përkushtue çështjes Çame
Koha nuk i premtoi më shumë Prof Repishtit, në prag të 100 vjetorit të lindjes kaloi në amshim . Duke pasë një eksperiencë të gjatë në shumë forume demokratike tregoi rrugën që duhet të ndiqet për ta realizuar në bashkësi edhe çështjen Çame . Jo në dobi të politikës së urrejtjes por me drejtësi natyrore që Zoti e ka falë, më fakte të dokumentuara. Këto kërkesa i publikoi i institucionalizoi duke I trajtuar si akademik në
Punimet e Seminarit të parë kulturor “MBI ÇAMËRINË”. Përgatitur për botim nga Ai vetë
Me këte frymë u hap me 17 Qershor 2000, në Auditoriumin Keating Hall të Universitetit Fordham , NYC, Seminari i parë Kulturorë “ Mbi Çamërinë “. Prandaj Prof. Repishti I jep vlera të patjetërsueshme:
“Botimi I vëllimit “ Dokumente për Çamërinë , 1912-1939 është një thesar i pazëvendësueshëm dhe një model pune serioze , që duhet ndjekur nga të gjithë ata që dëshirojnë t’i shërbejnë shkencës së historisë shqiptare” – shkruante Sami Repishti më 1 Shtator 2000 New York . Prof. Sami Repishti , Ph. D.
Botim i posaçëm i së përkohshmes kulturore “Phoenix “ Shkodër , 2002 , korrektore letrare , Ardita Repishti .
“Urojmë që Ky fillim modest të inkurajojë shkollarët dhe kërkimtarët shqiptarë e të huaj për një punë më të dendur e më të dokumentuar mbi një subjekt kaq të dhimbshëm dhe për një kauzë kaq të drejtë, siç është kauza e Shqiptarëve të Çamërisë . “
Fragment nga kumtesa e prof. Repishtit mbajtur në Seminarin ‘’Mbi Çamërinë’’

(Faqja e parë e librit fillon “Çamëria” “Krahina që përbën pjesën më jugore të Trevave té banuara prej shqiptarëve ……Në kohën antike ishte e banuar prej fisit të Thesprotëve, Në shek, XIII ishte pjesë e Despotatit të Epirit antik , në shek X IV në Despotatin Shqiptar të Artës , në shek XV u bë shesh i luftës kundër vërshimit Osman , nën udhëheqjen e feudalëve të familjes Zenevisi , njeri prej këtyre Simon Zenevisi ishin bashkëpunëtor i Skenderbeut . Nën Sundimin Osman , Çamëria bënte pjesë në Sanxhakun e Delvinës si edhe të Janinës dhe u bë shesh i kryengritjeve anti- osmane në shekullin XVI e fillim të shekullit XVII……. .
Si Shqiptar , shoqërimi i idesë së dëbimit me dhunë dhe përsekutimit të Çamëve në Greqi nga autoritetet Greke që nga viti 1912 dhe sidomos aksioni i çetave dhe ushtarëve grek kundër shqiptarëve çamë në vitet 1913-1916 e 1918-1925, masakrat e Forcave të së djathtës dhe të gjeneralit grek N. Zervas të viteve 1940-45, – me idenë e paktit gjermano-çek , denimit të aktit nga faktori dhe përpjekjes për të riparuar sa më shumë që të jetë e mundur padrejtësinë e kryer me qellim që të hapet një kapitalen i ri në marrëdhęniet në mes dy vendeve fqinje është i paevitueshëm ……. Pakti i ri (gjermano – çek) Tregon rrugën e bërë nga dy vendet përendimore drejt bashkimit në një Europë të lirë , demokratike dhe të qytetëruar , dhe nxjerr në shesh egërsinë e mentaliteit ballkanik që shfaqet hapur në qëndrimin zyrtar reaksionar të të gjitha qeverimi greke të mbas luftës së dytë botërore . Ndërkaq viktimat çame vuajnë ende efektet e një padrejtësie të zbatuar me një brutaliteit ekstrem një qëndrim që Presidenti Çek e ka pèrcaktue si “ primitivizëm ”dhe “tribalizëm “dy terma që të kujtojne Mesjetën dhe obskurantizmin . )

Për këte çështje Prof. Repishti me kurajo protestoi :
‘’Kush i mbron Shqiptarët çamë? Ku ishte për 45 vjet qeveria Komuniste e Shqipërisë, ( që hoqi më dekret qytetarinë e tyre greke dhe krijoi premisat për përjashtim të përhershëm të kësaj popullsie nga trojet e tyre shekullore. ) ku është sot shteti nënë “Demokratik” që nuk e ngriti zërin në mbrojtje të të drejtave më elementare të popullsisë Çame , të drejtën e jetës së Lirë si qytetarë me të drejta të plota dhe të zotërimit të pasurisë private të dokumentuar , që është një nga themelet e shoqërisë civile , të qytetëruar ?
Përsëri heshtje publike për këte plagë të hapur që rrjedh gjak të kombit Shqiptar, heshtje publike që mbetet një njollë e zezë dhe e pashlyer për qeveritë e ndryshme të shtetit Shqiptar . Heshtja publike është vrasje e dyfishtë për popullsinë çame në Shqipëri dhe në Greqi . I bindur se një zë i ngritur kundër padrejtësisë , dhe në emër të viktimave të dënuara nga heshtje publike për pesëdhjet vjet me radhë , është një kontribut modest për interesat e përgjithshme të Paqës dhe stabilitetit politik në Ballkan në përgjithësi , dhe të marrëdhënieve shqiptaro – greke në veçanti , të bëj hapin e parë :
Një mbledhje akademike pranë një Instituti të lartë kulturor amerikan- siç është Universiteti i njohur katolik Fordham në New York City , ku të flitet “ Mbi Çamërinë” , jo më gjuhën e shovenizmit ose të politikës së ditës, por me atë të fakteve, të arsyes dhe të ndërgjegjës njerëzore .
Parimi bazë i këtij qëndrimi është artikulli Nr. 1 i Deklaratës Universale të të drejtave të Njeriut . “ Të gjitha qëniet njerëzore kanë lindur të barabartë në liri dhe dinjitet . ATA janë pajisur me arsye e ndërgjegje dhe në marrëdhënie me njeri tjetrin të veprojnë në frymën e vëllazërimit . ”
Për këte ndihmë me dokumente Prof. Repishti shpreh mirënjohje dhe falenderon, Dr. Kaliopi Naska dhe Dr. Zamir Shtylla, për punën e tyre të shkëlqyer dhe gjithë punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë për mbledhjen dhe paraqitjen shkencore të dokumenteve mbi Çamërinë. Mbledhja e gjithë atij dokumenti që fakton ngjarjet është një protestë që duhet vazhduar, nga ana juridike, diplomatike, religjioze, politike—paqësore edhe veprave letrare.
Të gjithë brezat që do të vijnë do ta mbrojnë të vërtetën e trashëgimisë sepse historia është dëshmitare që fakton. Të gjitha trojet shqiptare të lëna jashtë kufijëve natyror kërkojnë të jetojnë në shqiptari . Me paqë e drejtësi popujt fqinj kërkojnë të jetojnë në miqësi. Me përkushtim të ndiqet rruga e drejtë e luftëtarëve të lirisë, sepse akti ynë vlen si në citatin e preferuar të Prof. Repishtit ’’Fati copton, koha sjell ndryshime, por asht akti ynë që vlen” (Andre Malraux)