Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026 do të shqyrtohet të hënën

Prishtinë, 13 shkurt 2026 – Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë të hënën Projektligjin për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026. Shqyrtimi i këtij projektligji ishte në rendin e ditës edhe në mbledhjen e sotme të Kuvendit, pork jo u shty për shkak të mospajtimeve lidhur me ndarjet buxhetore të planifikuara nga qeveria.

Sipas Projerktligjit, buxheti i Kosovës për vitin 2026 do të jetë j 3,955,595,904 miliardë euro. Prej tyre, 998 milionë euro janë ndarë për investime kapitale, ndërsa pjesa më e madhe e buxhetit, apo mbi 1.3 miliard euro, parashihet të shpenzohen për subvencione dhe transfere. Mbi 980 milionë euro janë ndarë për pagat dhe shtesat e mbi 91 mijë punonjësve të sektorit publik, 509 milion euro për kategorinë mallra dhe shërbime dhe mbi 35 milionë euro për shpenzimet komunale.

Opozita ka kërkuar tri ditë shtesë për shqyrtimin e projektligjit. Partitë shqiptare në opozitë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), por edhe Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, kanë kërkuar kohë shtesë për analizimin e projektligjit, me arsyetim se nuk kanë pasur kohë të mjaftueshme për ta analizuar atë në mënyrë të detajuar.

Partitë opozitare kanë kërkuar që kryeministri Albin Kurti të marrë pjesë në seancën e Kuvendit kur do të diskutohet për buexhetin.

Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2026 është proceduar për miratim në Kuvendt ë enjten, por ai nuk është hedhur në votim, për shkak të mosmarrëveshjeve të grupeve parlamentare. Por, u miratua propozimin i Qeverisë për zgjatjen e buxhetit të vitit të kaluar edhe për muajin mars.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, gjatë paraqitjes së propozimit, tha se kjo zgjatje është e nevojshme që të mos ketë ndërprerje në pagat e punëtore të sektorit publik dhe pagesave të tjera për shkak të mosmiratimit të buxhetit për këtë vit.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që shteti i financon pagat përmes zgjatjeve buxhetore. Në nëntor të vitit të kaluar, u aktivizua një nen i Ligjit për menaxhimin e financave publike që mundësoi zgjatjen e buxhetit të vitit 2025 për dy muajt e parë të vitit 2026.

(r.m.)