Prokuroria e Tiranës kërkon ekstradimin e Dritan Goxhajt në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë

Tiranë, 16 janar 2024 – Prokuroria e Tiranës ka bërë rekurs për lirimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj, duke kërkuar rikthimin e tij në burg dhe ekzekutimin e kërkesës së Gjykatës Speciale të Kosovës për ekstradimin e tij.

Shorti ka caktuar si gjyqtar që do ta shqyrtojë kërkesën në Gjykatën e Lartë Ilir Pandën, teksa ende nuk është caktuar një datë dhe orar për seancën gjyqësore.

Kujtojmë se Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023, me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës, me qëllim ekstradimin në Hagë.

Ish-luftëtari i UÇK-së u përball me akuzën se ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës, akuza të cilat ai i ka mohuar gjatë procesit.

(sot.com.al)