Prishtinë, 14 gusht 2026 – Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që të dyshuarit për veprën penale “spiunazh”, Fehim Sali, t’i caktohet masa e sigurisë një muaj paraburgim.
Në kërkesën e prokurorisë thuhet se Fehim Sali, pjesëtar i Shërbimit Intelegjent Serb (BIA), ka mundur të ketë qasje në informacione të ndjeshme, pasi ka mbajtur pozitë politike edhe në Zyrën e Presidentit të Kosovës.
Sipas kërkesës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi” thuhet se nga data e pacaktuar e deri në arrestimin me 13 gusht 2026 në territorin e Kosovës dhe Serbisë Fehmi Sali me dashje dhe qëllim në cilësi të personit te rekrutuar nga Shërbimi Inteligjent i Serbisë ka ofruar ndihmë te vazhdueshme duke vepruar sipas urdhrave dhe udhëzimeve të zyrtarit të këtij shërbimi, Zhelimir Matic.
Tutje në kërkesë thuhet se Sali kishte dhënë informata për situatën politike në Kosovë duke bërë identifikimin e zyrtareve te Agjencisë Kosovare të Inteligjencës përmes fotografimit te tyre dhe duke dhënë informata për personat e sektit Vehabi.
Më tej thuhet se personat e identifikua si Vehabi i ka propozuar për rekrutim te Matic duke ndërmjetësuake në rregullimin e dokumenteve me institucione të Serbisë.
Po ashtu në kërkesës thuhet se Sali ka mbajt kontakte me persona në Serbi dhe Kosovë duke i udhëzuar për situatën politike dhe shoqërore në Kosovë.
Në kërkesë thuhet se krejt kjo është bërë me qëllim të mbledhjes së informatave për shërbimin serb dhe realizimin e qëllimeve të këtij shërbimi me çka Kosovës i ka cenuar rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.
Sali dyshohet për spiunazh vepër penale e paraparë në nenin 124 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.
Ndërkohë, Prokurori i rastit, Bekim Kodraliu, ka deklaruar se nga provat e siguruara në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), është vërtetuar dyshimi i bazuar se ai ishte rekrutuar nga BIA dhe u kishte ofruar informacione në dëm të interesave të Kosovës.
“Sot, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit Fehmi Sali.
Prokurori Kodraliu ka thënë se Fehim Sali është duke u hetuar për më shumë se një vit, mirëpo, për shkak të ndjeshmërisë së rastit, ai u shpreh se nuk mund të japin më shumë informacione.
“Në këtë kontekst, rëndësi të veçantë ka edhe pozita politike që i dyshuari ka ushtruar në Zyrën e Presidentit të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.
(Sipas Betimi për Drejtësi)